Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

A do e japë dorëheqjen kryetari i KQZ-së? Dy mungesat në mbledhje që ngrenë pikëpytjet e forta

Postuar: 12/06/2019 - 16:52

Prej ditës së hënë, ku edhe braktisi mbledhjen e KQZ-së pas dekretit të Presidentit Ilir Meta, kryetari i KQZ-së Klement Zguri nuk ka qenë më i pranishëm.Mungesa e tij ka ngritur dyshimet mes mediave se Zguri mund të jetë shumë afër dorëheqjes së tij nga posti. Kjo pasi ai nuk pranoi që të vinte në dyshim vendimin e Metës për të anuluar 30 qershorin, dekret të cilin e komentoi se duhet të zbatohet. Pas fjalimit të tij ai u ngrit dhe braktisi mbledhjen.

Por nga ana tjetër tre anëtarët e  KQZ-së dhe nënkryetari, bazuar në ligje, theksuan se dekreti i Metës nuk ishte në përputhje me Kushtetutën dhe më tej vendosën të vijonin normalisht punën për zgjedhjet e 30 qershorit.
 
Zguri nuk ishte i pranishëm as sot, ku u miratuan listat e personave që mund të emërohen si anëtarë të Komisioneve të Qendrave të Votimit, autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së disa qendrave ku do të votohet.
 
Ndërsa kujtojmë se ai u emërua në 2017-s, nëse vendos të firmosë dorëheqjen e tij do të duhet që vendimet të legjitimohen nga Kolegji Zgjedhor. Kjo pasi, siç shkruhet edhe në ligj, “vendimet konsiderohen të miratuara, kur votojnë ‘pro’ jo më pak se 5 anëtarë të KQZ-së”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

“A do ketë marrëveshje opozitë-qeveri në minutën e fundit?”, kjo ka qenë pyetja që ministri i  Turizmi, Blendi Klosi i ka kthyer përgjigje.  Në studion e “Report Tv” ai është përgjigj

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

Pas vendimit që mori Kolegji Zgjedhor ditën e sotme për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend, k

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin, duke rrëzuar dekretin e Presi

Postuar: 24/06/2019 - 14:08

Ndërkohë Sali Berisha akoma nuk e ka thënë edne fjalën e tij në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:04

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për lënien në fuqi të 30 qershorit si datën e zhvillimit të zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:03

Rreth një orë më parë, Kolegji Zgjedhor dha vendimin përfundimtar për zgjedhjet vendore, duke e l