Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Do i sjellë jashtë ata që nuk qëndrojnë brenda", deputeti socialist bën paralajmërimin e fortë dhe tregon kur do të fillojë funksionimi i SPAK

Postuar: 16/09/2019 - 23:16

Deputeti socialist Alket Hyseni tha se brenda pak javësh do të nisë punën SPAK. Deputeti, njëherazi edhe anëtar i Komisionit Hetimor për kreun e shtetit tha se ky i fundit po merr profilin e liderit të opozitës duke shkelur parimit e të qenurit mbi palët.

 
"Shumë shpejt do të fillojë punën SPAK-u. Për punë javësh jam i bindur se SPAK do të jetë funksional. Besoj se më këtë reformë, vettingu do i sjellë jashtë radhëve ata që nuk qëndrojnë brenda këtij sistemi.
Presidenca është një institucion shumë i thjeshtë për t'u kontrolluar sepse është i prodhuar nga ne. Por ai ka dalë nga binarët dhe ka dalë në drejtim të paditur. Presidenti i Republikës po merr profilin e liderit të opozitës. Këtë do ta kontrollojmë, do ta hetojmë dhe në fund do paraqesim një raport para Komisionit të Venecias dhe besoj do t'i propozojmë parlamentin kërkesën për shkarkimin e tij. Presidenti caktoi datën fundore për zgjedhjet lokale. Ka pasur një sërë shkeljesh. Presidenti ka shkelur parimin e të qenit mbi palët. Ai nuk mund të bëjë analiza. Ai e ka pranuar për vetë, se e bëri atë për efekt sigurie. Sigurinë e garanton kushtetuta.", tha Hyseni në studion e Report Tv.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 09:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të nisin një fazë të dytë bllokime vizash për pushtetarët e korruptuar shqiptarë.

Postuar: 23/10/2019 - 09:15

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar presionet me qëllim nisjen e luftës ndaj korrupsionit

Postuar: 23/10/2019 - 09:00

Presidenti kosovar, Hashim Thaçi, ka rrëfyer dje të gjitha skandalet e ish-kryeministrit Sali Ber

Postuar: 23/10/2019 - 08:56

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar këtë mëngjes se Shqipëria është vlerësuar nga Komisioni Europi

Postuar: 23/10/2019 - 08:21

Ish- presidenti Sali Berisha, është akuzuar nga familja e Remzi Hoxhës si urdhëruesi i zhdukjes s

Postuar: 23/10/2019 - 08:20

Vizita e presidentit Ilir Meta në Japoni duket se është mbërthyer nga skandali.