BREAKING NEWS

Sot afati i fundit për Reformën Zgjedhore, Zëri i Amerikës nxjerr prapaskenat dhe ultimatumin e prerë të ndërkombëtarëve: Kufiri i patolerueshëm i vendosur me zë të lartë është…

Sot afati i fundit për Reformën Zgjedhore, Zëri i Amerikës
x

Politike

Do japë dorëheqjen muajin e ardhshëm nëse negociatat nuk hapen? Kryeministri Rama jep përgjigjen e prerë

Do japë dorëheqjen muajin e ardhshëm nëse negociatat nuk

Kryeministri Edi Rama ka mohuar se do të japë dorëheqjen nëse negociatat me Bashkimin Europian nuk hapen.

I pyetur në një intervistë televizive nëse do të dorëheqjet nëse negociatat nuk hapen, kreu i qeverisë la të kuptohet se kjo nuk do të ndodhë. .

Nëse negociatat nuk hapen pavarësisht se siç thoni ju kujt është një vendim i brendshëm i shteteve anëtare të be, kjo ka qenë një sfidë e juaja. Nëse s’përmbushet do jepni dorëheqjen?

Pyetjes, Rama iu përgjigj:

“Së pari është një sfidë e gjithë shqiptarëve të cilën natyrshëm unë e kam marrë përsipër pasi jam zgjedhur për ta përfaqësuar Shqipërinë dhe për të luftuar për të gjitha sfidat e Shqipërisë. Ne e kemi bërë detyrën tonë të shtëpisë në aspektin teknik. Në aspektin politik po bëjmë gjithçka mundemi, nuk e kemi ndihmuar këtë kauzë me ç’ka ka ndodhur në 6 muajt e parë të vitit, kjo s’ka asnjë dyshim, por kemi arritur të bëjmë një kthese të rëndësishme pas 30 qershorit e në vazhdim falë kontakteve të vazhdueshme dhe një pune intensive që po bëjmë në nivelin politik. Vendimi tanimë lidhet shumë më tepër me atë ç’ka vendet anëtare konsiderojnë të mundshme në kuadrin e interesave të tyre në radhë të parë dhe kjo është legjitime, sesa me atë ç’ka Shqipëria meriton pa kushte”.

 

Më të lexuarat