BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Vdes 33-vjeçari në Sarandë, dyshimet e para

Vdes  33-vjeçari në Sarandë, dyshimet e para
x
BREAKING NEWS

Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej nga pika kufitare e Morinës

Hajduti i grabit makinën ministrit shqiptar, si tentoi të arratisej
x
BREAKING NEWS

Rikthehen temperaturat e larta në Shqipëri, ja sa mund të zgjasë

Rikthehen temperaturat e larta në Shqipëri, ja sa mund të
x
BREAKING NEWS

Foto/ Ekzekutuan Brilant Martinaj në atentatin në Fushë-Krujë, zbardhen detaje të reja, ja makina e përdorur nga autorët

Foto/ Ekzekutuan Brilant Martinaj në atentatin në
x
BREAKING NEWS

Stoltenberg takon Vuçiçin dhe e paralajmëron: Kemi rritur praninë ushtarake në veri të Kosovës, do veprojmë nëse...

Stoltenberg takon Vuçiçin dhe e paralajmëron: Kemi rritur
x
BREAKING NEWS

Çmimet e larta/ Ish-presidenti Meta i bën thirrjen e fortë qeverisë: Ulni çmimin e karburanteve, jepini fund rrjepjes

Çmimet e larta/ Ish-presidenti Meta i bën thirrjen e fortë
x
BREAKING NEWS

10 ditë i ‘zhdukur’ më i kërkuari i botës së krimit, edhe SHISH ngrihet në këmbë në kërkim të Ervis Martinajt! Kontrollohen bazat në 5 qytete, ja çfarë po tentohet përmes qelizave telefonike

10 ditë i ‘zhdukur’ më i kërkuari i botës
x

Politike

“Do jetë verë e nxehtë me shumë zjarre”/ Paralajmërimi i fortë, Xhaferaj përplaset keq me ministrin Niko Peleshi: Mos bëj ironi! (REPLIKAT)

“Do jetë verë e nxehtë me shumë zjarre”/

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është duke iu përgjigjur pyetjeve në seancën dëgjimore që është duke u zhvilluar në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, e kërkuar nga deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Diskutimet mes palëve janë bërë me tone të ashpra në kuadër të ndryshimeve të fundit të propozuara në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 13/2015, “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”” si dhe me problematikën e krijuar si rezultat i zjarreve në ishullin e Sazanit.

Referuar rasteve të zjarreve, Peleshi iu tha deputeteve të opozitës se “nëse pretendoni që mos të ketë asnjë zjarr në Shqipëri nuk ka asgjë të keqe”.

Por kjo fjali e ministrit të Mbrojtjes u mor si ironike nga deputeti i PD, Ferdinand Xhaferaj, i cili i kërkoi Peleshit të jetë serioz.

“Ne nuk pretendojmë të kemi zjarre ne pretendojmë të kemi një helikopter këtu”, u shpreh me tej Xhaferaj.

Por, Peleshi u përgjigj duke thënë se nuk po bën aspak ironi, madje pranoi se po të ishte në opozitë do të gjente rastin ta përmendte situatën e zjarreve sa herë të kishte mundësi për të goditur palën kundërshtare.

“Ne kemi pasur një zjarr serioz në Sazan dhe Xhaferaj e bën sikur është bërë nami. Nëse është çështja pse kemi një zjarr në Sazan, ne do të kemi një verë të nxehtë përpara dhe do të kemi jo një por shumë zjarre. Unë do ngrija zërin sa herë të kishte një zjarr po të isha në opozitë”, theksoi ai.

FJALA E MINISTRIT PELESHI:

E dëgjoj shqetësimin e ngritur nga Xhaferaj dhe deputetet e tjerë. Dua t’ju siguroj se te pyetja e parë që lidhet me ligjin për policinë ushtarake, asnjë prej aludimeve nuk qëndron. Nuk është qëllimi që duke modifikuar një togë-fjalësh në të ulim nivelin e mbrojtjes së forcave të armatosura. Keqkuptimi vjen nga zëvendësimi I fjalës mbrojtje me ruajtje. Nëse keni menduar se me këtë po i heqim të drejtën e ruajtjes forcave të armatosura për pronat ushtarake, ju them që as nuk është ruajtur nga Policia Ushtarake dhe as do të ruhet. Sepse ruhet nga repartet përkatëse dhe ka detyra të mirëcaktuara sesi komandanti i një reparti që ka në juridiksion ruajtjen e ka të detajuar planin. Kur flasim për mbrojtjen e pronës, t’u bëj një analogji me ligjin për policinë e shtetit. Policia e Shtetit mbron jetën, ligjin dhe pronën private. Kur themi që policia ushtarake mbron pronën, nuk e ruan me kallash, por njoftohet nga njësi përkatëse e forcave të armatosura dhe shkon bën procedurën. Polica ushtarake nuk është policia e shtetit që të bëjë veprime shtrënguese ndaj qytetarit kur ka cenim të pronës, si vepër penale.

Pse bëhet ky modifikim kur s’është e nevojshme. Për të mos ngatërruar ekuivokun. Edhe mund të mos ndryshonte fare, ose nëse ju keni një propozim tjetër në vend të këtij togfjalëshi që tregon se nuk ulet vigjilenca ose ruajtja ju silleni dhe unë do e mbështes.

Ruajtjen nuk e bën policia ushtarake, nuk e ka bërë dhe nuk e bën dot. Ne kemi 1500 prova dhe policia ushtarake ka 500 efektivë, kështu që është edhe e pamundur që ti ruajmë me pushkë të gjitha pronat ushtarake. Nuk ka raste ku ne ngarkojmë policinë ushtarake të ruajë një pronë të caktuar me roje fizike. Ju ndryshojeni togfjalëshin nëse doni. Por qëllimi është t’i japim Cezarit çfarë i takon Cezarit, nuk ka konsipracion këtu.

Më të lexuarat