Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

A do ketë negociata me BE këtë Qershor? Franca merr vendimin që ‘shtang’ shqiptarët

Postuar: 22/05/2019 - 23:20

Partia e Presidentit francez Emanuel Macron ka kundërshtur hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. “Këtë qershor do të jetë një jo e prerë” ka thënë nëpërmjet një interviste të publikuar në radion franceze RTL, ish-Ministrja franceze për Çështjet e Europës, Nathalie Loiseau, që kryeson listen e partisë për zgjedhjet europiane.

Ajo është shprehur se hapja e negociatave është një veprim i pamundur të paktën në qershor të këtij viti njësoj si verën e shkuar.

E cilësuar si krahu i djathtë i Presidentit francez, Nathalie Loiseau është shprehur se siç ka bllokuar hapjen e negociatave me Shqipërinë në vitin 2018 njësoj do të veprojë dhe tani.

“Ajo që bllokoi zgjerimin e Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë, isha unë si ministre. Vendimet brenda BE merren në unanimitet. Franca luftoi për tetë orë në atë mbledhje për të bindur partnerët që të thonin jo. Këtë e bëri vetë edhe presidenti Macron. Ju mendoni se ai ka ndryshuar mendim per nje vit’, ka replikuar ajo me kundershtaret politike qe e akuzonin se Macron do hape negociatat me Shqiperine.

“Ne do të jemi kundër, do të vazhdojmë të jemi kundër, ata janë gjeografikisht në Evropë, ne duhet t’i ndihmojmë ata, por zgjerimi tani nuk është i mundur”– është shprehur Nathalie Loiseau.

Ndërkohë që prononcimi i saj është i mbështetur dhe nga partia opozitare republikane.

“Mendoj se është një gabim i madh. Është një shtet i mbytur nga korrupsioni. Nëse bisedimet me Shqipërinë do të hapen në qershor, ne do të kundërshtojmë dhe do vendosim veton ndaj Shqipërisë”, tha para disa ditesh Laurent Ëauquiez, kryetar i Partisë Republikane.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 19:37

Policia e Shkodrës shpërndau lajmin nëpërmjet gazetarëve lokalë se ish-deputeti Bardh Spahia ishte shpallur në kërkim për ngjarjet e së martës në KZAZ-në e Bashkisë Shkodër.

Postuar: 19/06/2019 - 19:35

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një paralajmërim të fortë në rrjetet sociale , ndërsa lajmë

Postuar: 19/06/2019 - 19:29

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i ka dërguar një letër publike kryeministrit

Postuar: 19/06/2019 - 19:27

Mësohet se Partia Socialiste do të miratojë seancën e të enjtes një ashpërsim në Kodin Penal, nis

Postuar: 19/06/2019 - 19:16

Prezenca e OSBE-së i dënon me forcë sulmet e dhunshme të këtyre ditëve kundër organeve përgjegj

Postuar: 19/06/2019 - 19:11

Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri, duke komentuar situatën e fundit në vend, ku Bashkitë kan

Postuar: 19/06/2019 - 19:02

Pas ultimatumit të dhënë ditën e djeshme nga Bashkia e Vaut të Dejës, disa punonjës të administra