BREAKING NEWS

“Do ndodhë shumë shpejt”, Spartak Ngjela reagon pas deklaratës tronditëse të ish-këshilltarit Bolton dhe zbulon çfarë e pret presidentin

“Do ndodhë shumë shpejt”, Spartak Ngjela reagon pas
x

Politike

"Do ketë veprime destabilizuese", trondit ish-ambasadori shqiptar, vjen paralajmërimi i frikshëm: Politikanët të kenë kujdes...

"Do ketë veprime destabilizuese", trondit ish-ambasadori

Ish-ambasadori i Kosovës në Austri, Sabri Kiçmari tha se politikanët e Shqipërisë dhe të Kosovës duhet të jenë të kujdesshëm sepse politika ruse do të depërtojë dhe të bëjë veprime destabilizuese në rajonin tonë.

“Këtu është edhe droja ime. Nëse i analizoni me kujdes veprimet e politikës serbe, në njërën anë ato e kanë përplot të mbushur fjalorin e tyre politik dhe diplomatik me BE-në. Në anën tjetër organizojnë ushtrime ushtarake me Rusinë dhe Bjellorusinë. Kanë hapur një qendër spiunazhi në Nish që mbështetet nga federata ruse dhe monitoron zhvillimet në rajonin tonë. Në këtë kontekst Vuçiç po operon në një akord me politikën e jashtme ruse dhe politika shqiptare edhe e Shqipërisë edhe e Kosovës duhet ta kenë në vëmendje këtë fakt, sepse politika ruse do të depërtojë dhe të bëjë veprime destabilizuese në rajonin tonë. Kanë ndodhur raste konkrete në veriun e Kosovës, edhe në Mal të Zi, e Maqedoni. Është një linjë vepruese e cila në prapaskenë druaj se ka qëllim të destabilizojë rajonin dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm për këtë”, tha Kiçmari në Ora News.