BREAKING NEWS

Publikoi videon e Lefter Allës duke thithur kokainë, Artan Hoxhën e thërrasin në Polici, vjen reagimi që nuk pritej i Blendi Fevziut

x

Politike

“Do luftoj deri në fund”, Rudina Hajdari ‘thumbon’ ashpër PD e LSI pas tryezës së përbashkët dhe bën deklaratën e fortë: Shqiptarët kanë nevojë të kuptojnë se...

Për bashkëkryetaren e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, Rudina Hajdari  ulja në tryezë, tregon se opozita jashtëparlamentare është ndërgjegjësuar se zgjidhja vjen përmes ideve e propozimeve dhe jo protestave të dhunshme. Në përfundim të takimit, ajo tha se nuk do të heqë dorë nga kërkesa e saj për ndryshimin e sistemit dhe për listat e hapura.

"Besoj se prezenca e PD dhe LSI në këtë tryezë tregon se kanë pranuar që rruga e duhur për të zgjidhur problemet është rruga institucionale, dhe jo e protestave e molotovëve që dëmtojnë Shqipërinë. Besoj se pranuan që rruga që do t'i jepte zgjidhje krizës politike është duke ardhur me ide dhe plane konkrete, të cilat i diskutuam sot. Kjo do të kërkojë konsensus nga të gjitha palët, por unë dua të theksoj se vullneti i opozitës brenda parlamentit do të vazhdojë sa i takon ndryshimit të sistemit. Shqiptarët kanë nevojë që t'i kthehet sovraniteti në parlament. Shqiptarët të kenë një kod dhe një sistem zgjedhor që i jep atyre të drejtën e lirë për të pasur një përfaqësim dinjitoz në parlament. Unë do luftoj deri në fund për këtë qëllim. Zgjodhëm rrugën e duhur, atë të institucioneve", u shpreh Hajdari.