
Masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve komunikon vendimin e fundit

‘Çdo moment që kalon në dëmin tonë!’, aleatët e Bashës mblidhen në Durrës, i japin paralajmërimin e fortë kryedemokratit

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Janar 2021
Durrësi ka 'mbledhur' sot aleatët e kreut të PD, Fatmir Mediun e republikanëve dhe Agron Dukën e PAA, i cili tashmë e ka siguruar një vend të sigurt në listat e këtij qarku.
Gjatë një takimi me strukturat e Partisë Republikane në Durrës, Fatmir Mediu tha se çdo minutë që kalon është në dëm të opozitës, e cila para se të përcaktojë nëse do të dalë me një apo dy lista, duhet të ketë qëndrim të qartë se çfarë duhet të bëjë dhe si duhet ta ndryshojë realitetin.
"Gjëja e parë që ka nevojë opozita, më tepër se të bashkohet me një apo me dy koalicione, është të krijojë një marrëdhënie të qenësishme politike me qytetarët, nëpërmjet një kontrate të qartë politike, dhe një kontrate morale, që përcakton detyrimet tona si politikanë, përballë qytetarëve shqiptarë, për të realizuar të gjitha ato që janë detyrimi ynë karshi qytetarëve, në respektim të lirive dhe të drejtave të tyre, për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme, për të krijuar mundësi punësimi, për të mbështetur biznesin, për të krijuar reforma të rëndësishme, luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit, për të garantuar që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, brenda katër vjeçarit të parë” tha Mediu gjatë takimit me strukturat.
Ndërsa Agron Duka, i cili me arritjen e marrëveshjes me Bashën, e ka më të qartë rrugën drejt 25 prillit, renditi problemet e Durrësit, duke premtuar zgjidhje.
Përmbytja e disa zonave në qarkun e Durrësit qoftë edhe me një rrebesh shiu është kthyer në normalitet dhe kjo vjen kryesisht nga mos-pasja e një rrjeti kanalizimesh të rregullt. Infrastruktura rrugore qoftë edhe nëpër lagjet por sidomos në fshatrat përreth është përkeqësuar deri në degradim në vitet e fundit. Papunësia e të rinjve të cilët me vështirësi të mëdha gjejnë vetëm punë sezonale gjatë sezonit të plazhit. Një pjesë e mirë e tyre edhe nëse nuk janë në emigrim, tashmë po lëvizin drejt kryeqytetit. Shumë individë duke dhënë rryshfet po ndërtojnë shtëpi të reja pa pasur dëme, ndërsa të tjerë që në të vërtetë kanë pasur dëme të rënda akoma vazhdojnë nëpër çadra. Partia Agrare Ambientaliste në mënyrë të përsëritur ka kërkuar masa paraprake në zonat me risk të lartë pikërisht për të parandaluar këto risqe dhe pasoja shkatërrimtare.” tha Duka.
Më të lexuarat


Vlerësimi i DASH për Dvoranin, Petro Koçi: Shuplakë për Metën dhe Berishën, kjo dyshe janë kampionë të korrupsionit dhe kapjes së shtetit

Petro Koçi në zi, mes dhimbjes së madhe njofton ndarjen nga jeta të njeriut të familjes së tij (FOTO)

Mblidhet sot Komiteti i Ekspertëve për masat kufizuese, Manastirliu del me mesazhin e rëndësishëm për qytetarët

PD zyrtarizon koalicionin me aleatët, vjen reagimi i parë i fortë nga PS: Nga mbrëmë u bënë dhe më të vjetër! Këta i bashkon vetëm virusi Berisha!

Bashkimi i Bamir Topit me PD, reagon Romeo Kara dhe e thotë troç: Këta ikin si parimorë dhe kthehen si...(FOTO)

“Natën e thikave arriti të bindë aleatët”/ Astrit Patozi paralajmëron papritur Agron Dukën: Uroj që mos të të ndodhë kjo gjë!

Fjalimi shqip në Serbi që bëri jehonë dhe 'dridhi' Parlamentin, zyrtari i lartë del me reagimin e fortë: Kamberin dua ta krahasoj me Esat Pashën, jo me Shaban Polluzhen që ishte vrasës

“E kupton vetëm Fatos Nano”, Ylli Manjani del me deklaratën e fortë për Ramën pas marrëveshjes së PD me aleatët

“Tani nuk ka më asnjë pengesë”, Erion Braçe jep lajmin e mirë që në mëngjes

Koalicioni “Alenaca për Ndryshim”, Basha i sigurtë për fitoren dhe flet për ndryshimin e madh: Ka ardhur koha të ...
