Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Do ndodhë brenda 2021", ministrja Shahini jep njoftimin e rëndësishëm

Postuar: 20/09/2019 - 15:15

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, duke folur mbi angazhimet e qeverisë për të garantuar një vit shkollor cilësor, ka deklaruar se fokus mbetet rritja e vazhdueshme e standardeve arsimore në vend. “Ambicien e kemi çdo vit e më të lartë. Kemi vendosur që tek aftësitë bazë te nxënësit të ndërtojmë edhe aftësinë digjitale. Është një sfidë, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin , si të përgatisim nxënësit tanë për një të ardhme digjitale,” u shpreh ministrja Shahini në një intervistë në ERTV.

Ajo shtoi se këtë vit janë regjistruar gjithsej 480 mijë nxënës në të gjithë arsimin parauniversitar, numër pak më i ulët se ai i një viti më parë, por kjo, sipas saj vjen për shkak të rënies së lindshmërisë dhe nuk është vetëm fenomen shqiptar.

“Numri këtë vit është paksa më i vogël se vitin e kaluar, por nga viti në vit kemi një rënie të numrit të nxënësve nëpër shkolla, gjatë të gjithë 15-vjeçarit të fundit, me një ritëm nga 10-15 mijë nxënës më pak në vit. Kjo ndodh për shkak të rënies së lindshmërisë dhe nuk është vetëm fenomen shqiptar, por ndodh në të gjithë rajonin tonë,” u shpreh ajo.

Duke u ndalur në nismën më të rëndësishme të qeverisë sa i takon arsimit parauniversitar që është zbatuar me sukses për të dytin vit radhazi, atë të librave falas, ministrja tha se synimi është që brenda vitit 2021 të gjithë nxënësit e arsimit të detyrueshëm të pajisen me tekste shkollore falas.

“Sivjet kemi një numër shumë më të madh nxënësish të përfshirë në nismën e teksteve falas. Vitin e kaluar kemi përfshirë të gjithë nxënësit e klasave nga I – IV. Sivjet kemi përfshirë dhe klasën e pestë, duke mbuluar totalisht nxënësit e arsimit fillor, si dhe nxënës që kanë nevojë për ndihmë nga shteti, nxënës me aftësi të kufizuara, që vijnë nga familje me asistencë sociale, apo dhe komunitete minoritare. Ne kemi arritur të kthejmë mbrapsht e të ripërdorim rreth 85% të librave të vitit të kaluar. Kjo do të thotë që, nëse vazhdojmë me këtë ritëm të kujdesit për librat, do arrijmë të përfshijmë edhe vite të tjera të shkollës së arsimit parauniversitar në nismën e librave falas. Synimi për vitin 2021, të përfshijmë të gjitha klasat, nga I – IX, pra i gjithë arsimi i detyrueshëm të jetë i mbuluar plotësisht nga buxheti i shtetit me libra falas,” deklaroi ministrja Shahini.

Ministrja tha se edhe numri i mësuesve ndihmës në shkolla ka ardhur në rritje, duke arritur që sot të ketë 1 mijë mësues ndihmës në sistem. Për sa i përket infrastrukturës në shkolla Shahini theksoi se kriter prioritar kanë qenë shkollat me numër të lartë nxënësish ku janë kryer ndërhyrje për rikonstruksionin e godinave, si dhe ambienteve të brendshme që kanë transformuar këto institucione

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 15:09

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i cili është njëkohësisht edhe një nga aleatët e Lulzim Bashës ka deklaruar se opozita duhet të dalë urgjent me një produkt për Reformën Zgjedhore.

Postuar: 23/10/2019 - 14:57

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i ftuar në News24 u shpreh se qëllimi i opozitës së

Postuar: 23/10/2019 - 14:47

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, tregoi në News 24 se zbulimi i celulës terroriste

Postuar: 23/10/2019 - 13:47

Partia Demokratike është shprehur se nuk do marrë pjesë në komisionin për reformën zgjedhore Sekr

Postuar: 23/10/2019 - 13:33

Deputeti, Ralf Gjoni në një intervistë për Report Tv shprehet se nuk heq dorë nga kushti se nuk d

Postuar: 23/10/2019 - 13:28

Kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian David McAllister është shprehur i