BREAKING NEWS

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet për emërimet brenda Partisë Socialiste dhe ia numëron ‘një nga një’ kryeministrit: Gjithçka e vendos Rama sikur është shefi i Shtabit. Si kjo situatë nuk ka pasur ndonjëherë

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet
x
BREAKING NEWS

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu tregon kur vjen kthesa e madhe dhe si parashikohet fundjava

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu
x
BREAKING NEWS

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak Braho hedh dritë mbi skandalin e madh me rrugën Kardhiq-Delvinë: Aferë korruptive! Balluku pjesë e oligarkisë së kryeministrit. Ai është megaloman dhe…/ Rama i ka hipur...

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak
x
BREAKING NEWS

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të drejtë"/ Spartak Braho plas deklaratën e fortë për aferën e inceneratorëve: Skandali është kaq i fortë sa…Ja pse Rama nuk e jep dorëheqjen. A do ketë fundin e Musolinit?

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska të destabilizojë Shqipërinë, protesta e 7 korrikut mund të prodhojë viktima

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal ndaj presidentit, akuzohet së bashku me Kryemadhin për fshehje pasurie, në “filtër” dhe 8 zyrtarë të LSI

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal
x
BREAKING NEWS

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të PD dhe si do e përzërë Sali Berishën pasi gjykata të rrëzojë “Foltoren”

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të
x
BREAKING NEWS

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të “trazojnë” politikën shqiptare pas 24 korrikut

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të
x

Politike

“Do shkonin te raundi i katërt dhe do këndonin…”/ Enkelejd Alibeaj tregon pse morën pjesë në tryezën për presidentin e ri: Maxhoranca nuk e ka legjitimitetin

“Do shkonin te raundi i katërt dhe do këndonin…”/

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka folur në tryezën për zgjedhjen e presidentit të ri që ka bërë sot bashkë maxhorancën dhe opozitën.

Alibeaj u shpreh se opozita mori pjesë në këtë proces, që pjesa tjetër e Kuvendit të mos shkojë në raundin e katërt dhe të pestë dhe të thotë që “meqë ata nuk erdhën po e zgjedhim vetë”.

Ai theksoi se maxhoranca nuk e ka sot legjitimitetin moral për të zgjedhur kreun e shtetit.

“Kjo mbledhje diçka ka arritur. Fakti që e gjitha po bëhet në sy të publikut. Nuk ka më mirë se për një proces kaq të rëndësishëm ata që janë të interesuar duhet të dinë si zhvillohet ky proces. Mbi çfarë piketash. Mbi çfarë vlerash. Ai që do ulet në postin e presidentit, të jetë as i njërit, as i tjetrit por it ë gjithë shqiptarëve. Presidenti duhet në çdo rast të ketë mbështetje konsesuale. Është kjo fryma, gërma e kushtetutës.

Madje dhe nevoja e rendit institucional të Kushtetutës. Mekanizmi zhbllokues nuk mund të shndërrohet në rregull. Është përjashtim vetëm atëherë kur opozita nuk do. Opozita mori pjesë që pjesa tjetër e Kuvendit të mos shkojë te raundi i katërt dhe i pestë dhe të këndojë që ata nuk erdhën dhe po e zgjedhim ne. Kjo është arsyeja pse kemi marrë pjesë në këtë proces. Është e nevojshme dhe madje e domosdoshme që presidenti të zgjidhet në këto tre raunde. Ka humbur totalisht sensi i ndarjes së pushteteve.

Do mjaftonte kjo që të mos kishte asnjë lloj diskutimi por vetëm të pranohej qëndrimi ynë. Ajo që sot konsiderohet maxhorancë nuk e ka legjitimitetin Tani është bërë e ditur. Të paktën 5 mandate dhe 2 të tjera që nuk e frekuentojnë më këtë seli kanë treguar që nuk keni legjitimitetin real të shqiptarëve për të zgjedhur presidentin qoftë edhe me shumicë të thjeshtë”, u shpreh Alibeaj.

Më të lexuarat