Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

A do shpërndajë Parlamentin? Meta kritka opozitës: Këta deputetë i kanë shërbyer Ramës

Postuar: 14/11/2019 - 22:28

“Parlamenti praktikisht është vetëshpërndarë për mënyrën si është. Askush nuk e beson njeri më parlamentin. Ai parlament është vetëshpërndarë. Unë kam treguar respekt për parlamentin, kam marrë pjesë dhe në komisionin hetimor parlamentar edhe pse ishte i paligjshëm, iu thash po vij këtu se nuk kam frikë për këto akuza”.

Ishte kjo përgjigjja e Presidentit Ilir Meta, në emisionin Opinion, kur u pyet nëse do të shpërndante parlamentin.  Kreu i shtetit hodhi akuza edhe për veprimet e opozitës, sipas të cilit me veprimet e tyre ish deputetët e opozitës i kanë shërbyer Ramës për kapjen e shtetit.

Pjesë nga debati

Ilir Meta: Presidenti është i popullit.

Blendi Fevziu: I zgjedhur nga Kuvendi?

Ilir Meta: Po, por është i popullit, nuk është as i PS as i LSI, as i PD dhe askujt.

Blendi Fevziu: Ata pretendojnë se je i LSI dhe i PD.

Ilir Meta: PD dhe LSI janë shumë më pranë qeverisë se presidenti, po ta sqaroj unë.

Blendi Fevziu: Si pranë qeverisë?

Ilir Meta: Me veprimet që kanë bërë, jo ik nga parlamenti jo ik andej ik këtej, ato i kanë shërbyer kapjes së shtetit. I kanë lënë njerëzit pa mbrojtje, i kanë nxjerrë njerëzit kot më kot në rrugë, e kanë kthyer opozitën në OJQ. E kanë lënë dhe presidentin, jo Ilir Metën, të ekspozuar nga një bandë atje, ku 180 e ca njerëz kanë dhënë dorëheqjen dhe kanë hyrë ca fundi i fundit të listave dhe i bëjnë gjyqin presidentit. Këtë nuk e ka bërë vetëm Rama, e kanë bërë dhe këta që ranë pre provokimit të tij.

Blendi Fevziu: Ju s’mund të jeni trim në luftë.

Ilir Meta: Une s’jam vetëm, jam i popullit shqiptar dhe kur të vij momenti do i flas hapur popullit shqiptar, siç flas unë. Një deklaratë bëra në Pogradec, vetëm fare dhe nuk mblodha 10 mijë veta, vetëm fare dhe e dhanë 1000 media botërore, kështu që të kenë kujdes.

Blendi Fevziu: Ky është kërcënim ndaj mazhorncës?

Ilir Meta: Jo, jo kjo është një deklaratë besnikërie ndaj popullit shqiptar.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 15:00

Biznesmeni Gjergj Luca ka debatuar ashpër Në studion e Top Talk me deputetin e opozitës së re Lefter Maliqi.

Ky I fundit nuk e pranon idenë se Qeveria mund të menaxhojë situatën.

Debati

Postuar: 08/12/2019 - 14:53

Gjatë fjalës së tij, në konferencën me investitorët në Turqi, kryeministri Edi Rama iu kërkoi ndi

Postuar: 08/12/2019 - 14:33

Kreu i PD-së, Lulzim Basha me anë të një shkrimi në Facebook ka shprehur mirënjohjen e thellë nda

Postuar: 08/12/2019 - 14:10

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetarin e Top Channel ka zbardhur takimin me Erdoga

Postuar: 08/12/2019 - 14:00

Akti i fundit i firmosur nga Arta Marku para lënies së detyrës është një udhëzim për pavarësinë e

Postuar: 08/12/2019 - 13:41

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ishte në qytetin e Peqinit, p