BREAKING NEWS

Nuk ndalet ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri bën lëvizjen e papritur në betejën e tij me drejtësinë, ja vendimi më i fundit

Nuk ndalet ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri bën lëvizjen e
x

Politike

A do të hapen negociatat para muajit mars? Flet për herë të parë raportuesja e re për Shqipërinë në Parlamentin Europian

A do të hapen negociatat para muajit mars? Flet për herë të

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Izabel Santos shprehet se Shqipëria duhet të vijojë reformat pasi edhe procesi i hapjes së negociatave me Bashkimin Europian nuk do të ndalet.

E pyetur nga Abc news nëse hapja e negociatave do arrihet para marsit, duke qenë se komisioneri  për zgjerimin, Olver Varhelyi synon hapjen e negociatave me të dyja vendet në mars ajo tha:

“Është angazhimi i tij dhe ne jemi shumë të kënaqur me këtë angazhim. Ne jemi të gatshëm për mbështetje. Presim përgjigjen e Shqipërisë. Besoj, se do bëhet e mundur. Reforma elektorale duhet të bëhet sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR. E njoh shumë procesin e reformës elektorale, pasi kam qenë zëvendëspresidente e asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe kryetare e komisionit të të drejtave të njeriut në këtë asamble. Kjo reformë është shumë e rëndësishme për demokracinë tuaj, për transparencën e sistemit tuaj elektoral, si dhe besimin e qytetarëve në procesin elektoral. Sigurisht që funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë është një kërkesë më se e kuptueshme. Vendi duhet të sigurojë që këto dy struktura thelbësore të jenë funksionale dhe të ketë një proces elektoral transparent dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.”- u shpreh Santos.

 

 

Më të lexuarat