BREAKING NEWS

"Alienët na kanë pushtuar", numër stratosferik raportimesh për UFO-t në Itali, ja rasti i paprecedentë që ka kapur radari në aeroportin Malpensa në Milano dhe lidhja me pandeminë e COVID-19

"Alienët na kanë pushtuar", numër stratosferik
x

Aktualitet

“Do të jenë të tmerrshme”, Saimir Kodra paralajmëron fakte tronditëse, ja çfarë do të zbulojë

“Do të jenë të tmerrshme”, Saimir Kodra

Ditën e djeshme emisioni “Stop” publikoi një rast skandaloz korrupsioni në spitalin Covid 2.  Nga ky denoncim ka pasur reagime. Drejtuesit e emisionit “Stop”, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj, publikuan këtë të mërkurë reagimet e personazheve të ndryshëm publikë. Megjithatë qëllimisht ata nuk publikuan asnjë reagim të politikanëve.

“Jo rastësisht nuk u morëm, sepse për shkak tuajin të njërit apo tjetrit është kjo situatë që është sot. Në një emërues të përbashkët jeni të gjithë fajtorë pjesë e Tires, nga i pari tek i fundit. Me reformat tuaja keni lënë në punë Tiren, ose keni futur si Tirja në punë. I bëj apel atyre që kanë qoftë edhe një mesazh të vetëm që vërtetojnë që i kanë marrë 100 mijë lekë, 50 Euro ose 50 mijë lekë m’i dërgoni dhe m’i sillni sepse është momenti që ta godasim fort si fenomen. Do kemi akoma njerëz të afërt që duhet të shtrohen nëpër spitale. Janë njerëz që gëlojnë aty përditë. Patjetër ka edhe njerëz të ndershëm që nuk dua t’i ngatërroj me këtë punë”, tha Kodra për Tv Klan.

Ai paralajmëroi se emisioni “Stop” është në rrugë e sipër për të faktuar disa raste të tjera denoncimesh në spitalet Covid.

“Jemi në rrugë e sipër për të faktuar gjëra të tjera po aq të tmerrshme. Një ndër to është sot që thjesht për të futur telefonin brenda do 50 mijë lekëshin vetëm roja. Tjetra, të gjitha po i them llafe, do Zoti do të më vijnë me fakte dhe prova. U ka vdekur i afërmi në datën 6 për shembull, dhe vetëm në datën 7 apo 8 u merrnin para dhe ilaçe që të shpëtonte jeta e të afërmve të tyre ndërkohë që ai kishte ndërruar jetë. Do Zoti, lutuni që njerëzit që kanë këto materiale të kenë guximin dhe t’i sjellin jo vetëm për mua, për emisionin apo kushedi çfarë, por t’i largojmë njëherë e mirë këta njerëz të shëmtuar, këta njerëz të pisët. Janë njerëz të pisët, nuk janë mjekë, nuk janë infermierë, nuk janë shefa pavijonësh, nuk janë drejtorë, nuk janë as… që të mos e them shqip fare”, tha Kodra.