BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Politike

“Do të jetë dita më e bukur e jetës sime”/ Rama zbulon premtimin e madh: Një plan është në tryezën tonë

“Do të jetë dita më e bukur e jetës sime”/ Rama

Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare ka prezantuar programin qeverisës për mandatin e ri qeveritar ku është ndalur në shumë çështje të rëndësishme, një ndër to është edhe çështja e pensioneve.

"Nuk e kemi premtuar, jo se ata nuk meritojnë të shpërblehen, por nuk kemi mundur dot të rrisim pensionet. Nuk e hedhim dot atë hap, sepse honi i hedhur nga skemat e mëparshme me papërgjegjshmëri kriminale, megjithëse sot është ngushtuar, ende nuk është mbyllur për të bërë një rritje me domethënie. Dua t’u them gjysheve dhe gjyshërve se një plan është në tryezën tonë dhe do të jetë dita më e bukur e jetës time publike kur të vë në veprim planin për një rritje të pensioneve. Mos ma quani premtim por angazhim solemn. Nuk kisha pse t’i hapja punë vetes, po mos ta besoja se ia vlen të bëjë maksimunimin", u shpreh Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Projektet në Infrastrukturë- Skavica dhe porti i Vlorës do të jenë dy prej investimeve më të rëndësishme amerikane në Shqipëri. Ne duam të diversifikojmë portofolin e energjisë së gjelbër në Shqipëri.

Do të hyjnë në një fazë historike sa i përket turizmit. Do të nisë puna për katër kantierët e porteve turistike, Sarandë, Vlorë, Durrës dhe Shëngjin. Dy aeroporte të reja ndërkombëtare, brenda vitit do të hapet kantieri dhe në Sarandë do të shpallet projekti. Do të vazhdojë rritja e kapaciteteve të avionit civil por edhe zgjedhimin e aeroport ‘Nënë Tereza’, ku do të zgjatet pista.

Ky do të jetë mandati i kantierit të korridorit blu, më i madhi ku në harkun e 5 viteve do të kemi një autostradë nga Muriqani në Fier, duke kaluar përmes Milotit Thumanës dhe Rrogozhinës. Kemi pritur gjatë, që ky projekt të financohej e nga BE, por nuk do të presim do vijojmë punën. Në këtë mandat do vendosim pikat mbi në atë pjesë të akseve të mbetura të pazhvilluara, 

Eksportet dhe transformimi i Bujqësisë- Sot jemi eksportuesit më të mëdhenj të perimeve në BP, dhe zëmë vendin e dytë për frutat, ndërkohë që kemi rritur ndjeshëm eksportet e prodhimeve të detit. Ne duam ti çojmë eksportet në 1 miliardë dollarë, brenda mandatit katërvjeçar, kjo do të thotë më shumë ndihmë për fermerët. Kemi një plan konkret që do të vihet në veprim në 300 ditët e parë të mandatit. Do të ketë një transformim të Universitetit Bujqësor të Tiranës, në mbështetje me Universitetin e Vjenës.Duam të jetë një qendër dijesh, të fusim agroturizmin si një degë të munguar në vendin tonë.

Rritja ekonomike e qendrueshme- Kemi një periudhë rikthimi pas një periudhe tërheqje për shkak të pandemisë, ne nuk duam që ky ritëm të bjerë nën dyshemenë e 4% rritje ekonomike vjetore. Nuk na mjafton asgjë nga këto pa shënuar një rritje të mëtejshme të klimës së biznesit, të konkurueshmërisë, me mbështetje financiare për ta mbyllur siklin e prodhimit brenda për brenda dhe për krijimin e markës MADE IN ALBANIA.

Mundësia e mosrealizimit të objektivave- Ka gjëra që nuk mund të shkojnë si duhet, prandaj ndodh që një premtim të mos mbahet dot në një kohë të premtuar, për shkaqe jashtë vullnetit të qeverisë. Është jashtë vullnetit të qeverisë pandemia, tërmeti, apo vullnetet e personave të tretë jashtë qeverisë. Unë asnjëherë nuk premtoj diçka që nuk bëhet, për gjithçka që kemi premtuar do të bëjmë çmos që të realizohet.

Pensionet- Nuk kemi bërë premtime dhe për pensionistët, jo se nuk duhet të shpërblehen më shumë se të tjerët, por nuk kemi mundur dot që ta hedhim atë hap, pasi skema e vjetër e pensioneve, me papërgjegjësi kriminale i sigurimeve shoqëore, nuk e kemi mbyllur gropën që të bëjmë një rritje domethënëse të pensioneve. Unë dua tiu them të gjithë gjysheve dhe gjyshërve se një plan për ta është në tryezën tonë, do të jetë dita më e bu

Më të lexuarat