
“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga Milaim Zeka: Ja premtimi për Gjykatën e Hagës

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

"Do të kemi përplasjen e...", Kikia "zbërthen" prapaskenat për Portin e Durrësit: Përfundojmë në arbitrazh nëse...

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Nëntor 2022

Gazetari Mentor Kikia deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se ndërprerja e grantave nga BE për Portin e Durrësit nuk është një lajm i mirë, por është një vendim i arsyeshëm pasi qeveria ka në plan ta transferojë portin tregtar në Porto Romano.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Kikia tha se s’ka sens të investosh për një port, kur ekziston mundësia që në një të ardhme të afërt ai të prishet.
Më tej, Kikia tha se mund të lindin probleme me planet e qeverisë për transferimin e portit tregtar në Porto Romano me prishjen e kontratave koncensionare dhe se mund të përfundojmë në arbritrazh duke humbur akoma dhe më shumë para.
Granti i tërhequr është pjesë e një investimi për zgjerimin modernizimin e portit aktual si port tregtar, për të thelluar portin, për të përmirësuar përpunimin dhe shpejtësinë dhe në kushte që qeveria nuk ka në plan që portin e Durrësit ta mbajë si port tregtar dhe do ta transferojë në Porto Romano atëherë në mënyrë krejtësisht të arsyeshme ky donacion tërhiqet se s‘ka sens të financosh një projekt në një port që nesër do prishet. Njësoj si të restaurosh një shtëpi në një pallat që do prishet. Ndërprerja nuk është asnjëherë një lajm i mirë. Problem më i madh që mund të lindë në raport me kompanitë investuese është me kompanitë që kanë marrëveshje koncensionare me qeverinë. Berisha iu referua njërës prej kontratave, por ka dhe të tjera se ka për përpunimin e kontejnerëve etj. Nëse nesër jepet urdhër që Porti të mbyllet si port tregtar dhe të zhvendoset në Porto Romao ku një tjetër autoritet tjetër do menaxhojë, kontratat prishen dhe mund të përfundojë në arbitrazh dhe shteti do të vazhdojë të humbasë.
BE nuk ka të drejtë të vendosë veton për projekte me karakter ekonomik, por BE mund të mbajë shënim rrjedhën e bashkëpunimit ekonomik të qeverisë me ekonomi që s’kanë transparencën e duhur për një projekt që është porti i jahteve. BE mund të mos frenojë projektin ndërtimor por mund të kondicionojë marrëveshje të tjera ekonomike në kushtet që qeveria ofron asete të mëdha kompanive që nuk deklarojnë pronare se janë të regjistruara offshore.
Me atë klasën oligarkike janë të lidhur të gjithë, nëse flasim për portin e Durrësit, i gjithë objektivi i kritikave është lëshuar se 40% i përket një sipërmarrësi të huaj, 60% mbeten mister, që janë kompanitë guaskë pas të cilëve dyshohet se ka sipërmarrës shqiptarë. Në kushtet që nuk deklarohen pronarët legjitimë, mbetet e pasqaruar. Edhe nëse do të kemi të dhëna që na çojnë se kush fshihet pas projektit përgjithësisht edhe nga opozita kjo gjë nuk do atakohet se janë të njëjtët sipërmarrës që deri dje kanë përbërë oligarkinë kur PD-në ishte në pushtet dhe aktualisht.
Më tej, Kikia tha se seanca e ditës së nesërme nuk do të ketë asnjë surprizë dhe projekti do noterizohet pasi marrëveshjet për të janë mbyllur të gjitha.
Projekti për portin e Durrësit u kalua shpejt e shpejt me 2 seanca në komisionin e veprimtarive prodhuese, seanca e të enjtes nuk do të ketë asnjë surprizë pasi projekti do miratohet, janë bërë marrëveshjet dhe mbetet vetëm noterizimi. Do të kemi përplasjen e përhershme me deputetët e opozitës që do kenë një retorikë politike. Asnjëra palë nuk dëshiron të konflikohet me sipërmarrës që mund të qëndrojnë pas pjesës misterioze të projektit. Do miratohet.
Më të lexuarat


Ish-deputeti demokrat nxjerr të palarat që fshihen: Berisha i kishte premtuar Agron Nezës ta bënte pjesë të kabinetit qeveritar! Meta është takuar me zyrtarin e FBI-së

“Asgjë nuk do ta ndalë zbardhjen e “Ramagate”, Meta rrëfen marrëdhenien mes SHBA-së: Lidhje vlerash dhe jo aferash

“McGonigal ishte miqësuar me Kryeministrin e Shqipërisë”/ Business Insider tregon të pathënat e ish-të dashurës së zyrtarit të FBI!

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

“Dashnoret po flasin”/ Reagon me shpejtësi pas zhvillimeve të fundit politikani i njohur: Gjurmët e aferës mafioze të çonin drejt e tek zyra e Ramës

Sali Berisha nxjerr emrin e politikanit të njohur shqiptar: I përfshirë në aferën e inceneratorëve!

Dërgimi i emrave të komisionerëve në KQZ, Nazarko "zbërthen" lëvizjen e Berishës: Provokim, ja mesazhi "i fshehtë"

Peleshi intervistë për VOA: Jemi krah më krah me SHBA, kemi shumë arsye për t’u ndjerë të sigurtë në Shqipëri

E dashura e McGonigal i çoi letër FBI-së: Hetoni lidhjet që ka me Edi Ramën

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që 'Rithemelimi' dërgoi në KQZ (FOTO)
