
Rihapet 21 Janari, hetime ndaj Berishës për vrasjen e Aleks Nikës, Hekuran Dedës dhe 6 të plagosurve, ja provat tronditëse të policisë në prokurori

‘Do të ketë surpriza në këto zgjedhje’, Nard Ndoka zbulon qarkun ku do të kandidojë dhe i jep paralajmërimin e fortë kryeministrit Rama

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Janar 2021
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka deklaraur se do të kandidojë sërish në Qarkun e Shkodrës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ndoka tha se ende nuk ka një vendimmarrje përfundimtare në opozitë për mënyrën se si do dalin në më 25 prill.
"Është diskutuar te mundësitë që partitë tona kanë ç'ë hapin në disa qarqe te opozita e bashkuar. PDK ka prezantuar disa kandidatë në disa qarqe. Nuk kemi ende një vendimmarrje përfundimtare. Por është shumë e rëndësishme që do të jemi një ekip. Të gjithë kërkojmë që të marrë fund vendimmarrje. Jemi prej disa kohësh tashmë në fushatë dhe terren. Besoj se ky do të ishte formalizimi i ekipit të opozitës. Përveç kufizimeve që kemi nga Kodi që Rama e bëri në mënyrë të qëllimshme. Pa diskutim që çdo parti e quan veten opozitare mund të bashkohet. Të gjitha këto vërehen në mënyrë pozitive nga elektorati ynë. Në të gjithë historinë tonë PDK ka vetëm një vit qeverisje, të gjithë hapësirën tjetër e kemi në opozitë. Ne e kemi elektoratin tonë të konsiderueshëm", tha kreu i Partisë Demokristiane.
Ndoka deklaroi se edhe nëse Basha nuk e fut në listë farë në Shkodër ai serish do të jetë me PD-në në zgjedhje.
"Marrëdhëniet e mia me PD kanë qenë gjithnjë transparente, edhe nëse nuk do të jem në listë fare në Shkodër do të jem prezent në të gjithë Shqipërinë. Nuk do të shikoj një mundësi tjetër apo një aventurë. Nuk do të na bëjë të kalojmë ylberin. Ne si PDK kemi ofruar shumë emra. Unë po uroj që të kem një kandidat fitues edhe në Qarkun e Lezhës. Po ashtu edhe në Qarkun e Tiranës. Kemi realisht kandidat konkurrues. Do të ketë surpriza në këto zgjedhje. DO të prishen ca balanca, do të shkërmoqet edhe kjo mazhorancë", vijoi ai.
Më të lexuarat


“Korrupsioni i vrau me armë”, Petro Koçi del me reagimin e rëndësishëm: Shpirti njerëzor ulërin...

Blindohet SPAK, shtohet numri i prokurorëve për të përshpejtuar hetimet, 1.100 dosje korrupsioni e krimi nën hetim

SPAK fundos ministra, Sekretarë të Përgjithshëm dhe drejtorë, Kraja lajmëron hapjen e dosjeve të tenderave, dhjetëra zyrtarë nën hetim

Topalli ftesë të hapur Mediut për t’u bërë bashkë në zgjedhje, gati aleanca edhe me Astrit Patozin, e djathta e ndarë drejt 25 prillit

PD fokusohet në Tiranë për zgjedhjet, Basha piketon 6 koordinatorë për të menaxhuar PD në kryeqytet, Beratin ia beson Alizotit

Fushata zhvendoset online, Basha sulmon Ramën për ekonominë dhe premtimet, kryeministri i kërkon të shkrijë partitë e vogla

Debate brenda PS, afrimet nga LSI krijojnë qejfmbetje te deputetët, disa emra zhvendosen nga zonat e mbulimit, të tjerët në ankth për kandidimin

Kuvendi miraton aktin normativ, shtyhen afatet e bonusit të qirasë për familjet e prekura nga tërmeti, ja procedurat

Miratohet vendimi, qeveria do të japë mbi 2.6 miliardë lekë për rindërtimin e banesave individuale në Tiranë, Shijak, Vorë dhe Kurbin

Pas presionit të SHBA, PS u mbyll derën të “djegurve” nga dekriminalizimi: S’mund të përfaqësojnë popullin
