BREAKING NEWS

Dy shkencëtarë dhe një gjyqtar padisin Conten për masat skandaloze me pasojë vdekjen e 35 mijë italianëve nga Covid

Dy shkencëtarë dhe një gjyqtar padisin Conten për masat
x

Politike

“Do të lëvizin pa viza”, kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm

“Do të lëvizin pa viza”, kryeministri Rama jep lajmin e

Kryeministri Edi Rama tha se pas marrëveshjes së “Shengenit Ballkanik” në Shqipëri do të kemi fluks turistësh kinezë

Në aktivitetin “Përtej kujtimeve”, organizuar në kuadër të 70 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-Kinë, Rama tha se tashmë për ta nuk do të jetë nevoja të marrin një seri vizash, por do të mjaftohen me një.

Edi Rama tha:

“Portofoli i kësaj marrëdhënie nuk ka asnjë mundësi të tjetër përveçse të njohë rritje të vazhdueshme. Pas “WB Shengeni Ballkanit”, ne besojmë se do të kemi një boom turistësh kinez sepse në muajt në vijim do të dakordësojmë, që për turistët kinezë nuk do jetë e nevojshme të kenë më shumë sesa një pikë hyrëse.

Në të gjithë zonën ku do funksionojë do të jetë e mundur që ata të lëvizin pa viza. Nëse sot Shkupi dhe Beogradi kanë numrin më të madh të turistëve kinezë, mundësia për të ardhur në Tiranë, përmes aeroportit, apo rrugës pa vizë do të rrisë shumë kapacitetin e ofertës sonë në raport me kërkesën në rritje.

Ne besojmë që Kina është një potencial i pashfrytëzuar në aspektin kulturor dhe në aspektin e asaj që sjell bashkë me kulturën e larmishme sjell dije të thellë dhe të gjithanshme. Mes kulturave tona ka pasur një marrëdhënie dashurie, por sot ka një boshllëk që me vënien në funksion të disa elementëve do të mund të sjellë shumë më tepër.”