Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

A do të shpërndahet Parlamenti? Ish-deputetja e LSI-së flet për vendimin e Metës: Mendoj se është detyra e tij... (Intervista)

Postuar: 14/08/2019 - 19:36

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka deklaruar në studion e lajmeve në Fax News se nuk ka asnjë përçarje në kampin opozitar, duke argumentuar se pavarësisht rrugëve të ndryshme opozita është e fokusuar në të njëjtin qëllim: “hyrjen në zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Sa i përket 13 Tetorit, LSI iu drejtua KQZ për t’u regjistruar në zgjedhje ndërsa PD-ja jo. Pse ka nisur kjo përçarje?

Unë mendoj se nuk ka asnjë përçarje por kjo është një tymnajë që hidhet. Partia Demokratike ka qenë shumë e qartë vazhdimisht në deklaratat e saj kur ka thënë se 13 Tetori është datë ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve vendore. Parti të ndryshme brenda opozitës kanë zgjedhur rrugë të ndryshme lidhur me zgjedhjet e 13 Tetorit, por pavarësisht formave të ndryshme, opozita vijon të jetë e bashkuar dhe ka të njëjtin qëllim.

LSI është mes atyre partive që ka kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve me 13 Tetor, mos ka një ndryshim qëndrimesh pasi partia juaj nuk kërkon më largimin e Edi Ramës si një parakusht për të hyrë në zgjedhje?

Qëndrimet tona vazhdojnë të jenë të përbashkëta, sa i takon hyrjes në zgjedhje, LSI e ka thënë gjithmonë që nuk ka frikë të futet në zgjedhje. U tregua me 30 Qershor se sa pak shqiptarët e mbështesin dhe kanë besim tek Edi Rama. Nga ana tjetër ne vazhdojmë ti qëndrojmë idesë se me Ramën kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ata kanë treguar se edhe të vetëm i kanë manipuluar zgjedhjet jo më me konkurentë dinjitoz përballë.

A ka një meaculpa nga opozita se në rast se do të futej në zgjedhjet e 30 Qershorit do ti kishte fituar? Gjithashtu po një meaculpa të tillë lidhur me djegien e mandateve?

Në asnjë rast nuk ka pasur një meaculpa pavarësisht se kjo është diçka pozitive pasi ndikon për të kuptuar edhe gabimet tona. Por pavarësisht se janë dy vendime krejtësisht të ndryshme, nga përkrahja e qytetarëve kuptuam se ishin vendime të drejta. Çdo akuzë që opozita ka bërë është vërtetuar se ka qenë e drejtë dhe jo vetëm me fjalë por me fakte konkrete. Nëse do të vijonte punën në Parlament, ajo do të ishte bërë fasadë dhe zyrë noterie e qeverisë. Sa i takon datës 30 Qershor, opozita tentoi të emërtonte anëtar të KZAZ, por që Presidenti e zhdekretoi si datë. Kështu me 30 Qershor nuk kishte zgjedhje.

Shqiptarët janë shumë të lodhur dhe kjo tregohet sidomos me largimin e tyre nga vendi. Truri dhe energjia e këtij vendi duke mos pasur asnjë shpresë po ikin. E para gjë që duhet të bërë është të gjejmë një zgjidhje se këtu mund të bëhet diçka dinjitoze për ta dhe të ardhmen e tyre. Unë besoj se brenda opozitës është vullneti dhe dëshira për të gjetur një zgjidhje dhe kjo besoj se vjen me mbajtjen e zgjedhjeve me standarte.

Si e komentoni kërkesën e Metës që i kërkon Ruçit me datë 2 Gusht që të mos asgjësojë PD-në?

Nuk mendoj se ka pasur një deklaratë konkretisht të tillë. Por ajo deklaratë ka treguar se përpjekjet e vazhdueshme që Presidenti ka bërë që të gjitha palët të reflektojnë.

Disa nga ekspertët ligjor kanë thënë në disa raste se në kushte të tilla Presidenti mund ta shpërndajë Parlamentin, ju duket e mundur një gjë e tillë?

Parlamenti në kushtet aktuale nuk i përmbush të gjitha kriteret kushtetuese duke llogaritur kështu edhe mënyrën se si i morën mandatet deputetët e rinj. Unë nuk e di se çfarë vendimi do të marr Presidenti, por unë mendoj se është detyra e tij që të marr vendime të mëdha në shërbim të interesit të vendit dhe të qytetarëve dhe është në përgjegjësinë e tij të mbajë popullin të unifikuar dhe të ruaj stabilitetin në vend.

 

 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2019 - 19:57

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka shkruar se ditët pas tërmetit Shqipëria realisht ngriu si me telekomandë.

Shkrimi i plotë i Patozit

Postuar: 10/12/2019 - 19:45

Kryetarja e grupit parlamentar të PD-së dhe deputeti Myslim Murrizi kanë takuar  zyrtari i l

Postuar: 10/12/2019 - 18:37

Pas deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç se masakra e Reçakut është krim i fabr

Postuar: 10/12/2019 - 18:12

Pasuesi i Federica Mogherinit në krye të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka kërk

Postuar: 10/12/2019 - 17:57

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha rubrikën “Opinion”, se si pasojë e

Postuar: 10/12/2019 - 17:53

Qeveria me një vendim të posaçëm ka vendosur që asnjë shpërblim për punonjësit e administratës të

Postuar: 10/12/2019 - 17:47

Dy muaj pas vendimit negativ të Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë, kry