BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Politike

“Do të zhvillohet për herë të parë”, pas takimit me Avdullah Hotin, Rama paralajmëron zhvillime të reja, tregon se çfarë pritet të ndodhë në shtator dhe nëntor

“Do të zhvillohet për herë të parë”, pas

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Pallatin e Brigadave Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.

Pas takimit, Rama zhvilloi një konferencë me homologun e Kosovës, Hoti ku tregoi se për çfarë kanë rëndë dakord.

"Jemi dakorëdësuar për të përcaktuar një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive, me shpresën që situata jo e lehtë lidhur me COVID të na e mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit. Jemi dakordësuar edhe për një tjetër event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë mes nesh, me shpresë se situata do të na e mundësojë në nëntor, ku dy qeveritë të sponsorizojnë kongresin e parë të autoriteteve vendore, që dëshirojmë të kthehet në një kongres tradicional, ku kryetarët e bashkive dhe komunave, sikur quhen në Kosovë, të ndajnë praktikat e mira, sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve komuniktare dhe potencialin e nismave të përbashkëta" tha ai.