BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Politike

Do t’i drejtohesh prokurorisë për ndjesinë e barkut bosh të pacientit? Ylli Manjani nxjerr 'zbuluar' mjeken pas denoncimit shokues të ish-pacientit të spitalit të Sanatoriumit

Do t’i drejtohesh prokurorisë për ndjesinë e barkut bosh

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me rastin e ditës së sotme ku qytetari Andon Qako i cili ka qenë i shtruar te spitali “Shefqet Ndroqi” denoncoi se brenda në spitalit ka pasur mungesë të ushqimit, dhe se e kanë kërcënuar me vdekje, duke e detyruar që të dalë para kohe nga spitali në shenjë proteste.

Ish-pacienti tha se kishte mungesë të ushqimit, dhe se përmes kërcënimit vetë atë e kanë nxjerrë para kohë nga spitali. Ai po ashtu, tha se numri i personelit shëndetësor është i vogël, 1 infermier për 13 pacientë sipas tij.

Reagimi i mjekes Bala, Manjanit i duket si një kërcënime që njerëzit të mbyllin gojën dhe shtron më tej disa pyetje lidhur me hetimet për këtë rast nëse mjekja do i drejtohet prokurorisë

Manjani shkruan:

Nervozizëm te COVID2.
*
Ish pacienti thotë: “Nuk u ngopa njëherë me bukë në spital”.

Mjekja thotë: “Nuk është e vërtetë, sepse spitali ka ushqim”.

**
Secili prej nesh zgjedh të besojë cilindo nga deklaruesit publik. Përshtypja ime është që pacienti besohet më shumë. Prova është fakti se njerëzit masivisht vetëkurohen nëpër shtëpi dhe nuk preferojnë spitalet.

Por reagimi i mjekes më duket i nxituar dhe nervoz. Jo se nuk është detyrimisht e vërtetë ajo që ajo thotë, por mosngopja është përvojë personale, që ska se si ta dëshmojë dikush tjetër përveç atij që e vuan.

Të dyja pohimet mund të jenë të vërteta, ndaj ska vend për sulme. Spitali sigurisht që ka ushqim, por siguri që ky ushqim plotëson nevojën gastrologjike të pacientit nuk ka. As siguri që ushqimet e familjes të përfundojnë tek pacienti, ska pse jep mjekja te spitali ku Tirja ka bërë kërdinë… Ndaj them se është reagim i nxituar dhe tejet nervoz. Nervozizmi tregon dobësi.
Natyrisht ka nevojë për hetime zyrtare, por jo për kërcënime që njerëzit të mbyllin gojën!!!

Për çfarë do ti drejtohet mjekja prokurorisë?!

Për ndjesinë e barkut bosh të pacientit?!

Seriozisht?!

Mos po vetdenoncohet mjekja dhe spitali COVID2?!

Ja pra që nervozizmi i nxjerr zbuluar…

Më të lexuarat