BREAKING NEWS

COVID-19/ Më shumë se 2 mijë testime! Ministria e Shëndetësisë tregon sa persona rezultuan të infektuar ditën e sotme

COVID-19/ Më shumë se 2 mijë testime! Ministria e
x

Politike

“Do t’i ngre edhe njëherë shqiptarët”, Ilir Meta paralajmëron zhvillime të papritura më 25 Prill

“Do t’i ngre edhe njëherë shqiptarët”, Ilir

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Zonë e lirë” ka deklaruar se do t’i ngrejë edhe njëherë shqiptarët në protestë.

Meta theksoi se 10-fishuar populli i 2 marsit, kurse shtoi se në vend institucionet kanë rënë e shteti është kapur.

I pyetur nëse duhet të jetë lideri i opozitës, kreu i Shtetit thotë se sot është lideri i Shqipërisë për të rikthyer vendin në shinat kushtetuese.

“Nuk me interesojnë partitë. Është 10 fishuar populli i 2 marsit. S’dal dot në rrugë se njerëzit më thonë shpërndaje Parlamentin. Unë jam lideri i Shqipërisë sot. Mua më qëlloi kjo detyrë.

Dilni dhe pyesni 50 shqiptarë jashtë kamerave dhe thoni janë të kënaqur apo nuk janë të kënaqur dhe do ta shikoni. Kjo e vërtetë e tmerrshme e detyron zotërinë që të bëjë këtë përmbysje të marrëveshjes dhe të çojë Shqipërinë në drejtim të paditur që Shqipëria të jetë lavatriçe parash.

Ne 25 prill do ketë referendum. Duroni dhe pak e do ta shihni çfarë ka për të ndodhur. Më 24 prill ka Referendum për të shkuar në Europë dhe për ta çuar Rilindjen ne gropë. Reagimi do të jetë i paparë. Të gjithë Evropën do të zgjedhin. Populli shqiptarë do të tregojë se nuk është kavie”- tha Meta në “Zonë e Lirë”.

Më të lexuarat