Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Do vriste veten”, Artan Hoxha i nxjerr videon Metës dhe plas deklaratën ‘bombë’: Me urdhrin tënd...

Postuar: 19/06/2019 - 15:00

Që prej mbrëmjes së djeshme vendi është përfshirë nga kaosi dhe përplasjet e shumta që e kanë tensionuar akoma më shumë situatën. Militantët e PD dhe LSI po sulmojnë qendrat e KZAZ-ve dhe po djegin materialet zgjedhor.

Për këtë situatë ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha i cili i drejtohet Metës duke i kujtuar shprehjen që tha se ishte gati të vetëflijohej, por në të vërtetë ai futi në vëllavrasje gjithë shqiptarët dhe i vuri flakën vendit.

Postimi i plotë:

Presidenti Ilir Meta tha me 20 mars 2019 nga Pogradeci, se ishte i gatshem qe per te shpetuar Shqiperine, do te vriste veten si ish-presidenti i Kilit, Salvador Allende.

Por ne te vertete, me dekretin nr. 11199 te dates 10 qershor 2019, jo vetem nuk sakrifikoi veten per te shpetuar Shqiperine, por po sakrifikon Shqiperine per te shpetuar veten.

Dekreti nr 11199 me firmen e Metes do te mbahet mend si dekreti presidencial qe futi ne vellavrasje shqiptaret.

Shqiptare, deri sa presidenti dhe kryeministri ta gjejne serish gjuhen per nje dreke apo darke ngjalash, qendrojini larg konfliktit per pushtetin e atyre atje lart.

Jeta e cdo shqiptari, qytetari te thjeshte, militanti politik, opozitari apo polici, eshte me e shtrenjte se cdo karrige pushtetari te korruptuar ne kete vend...

Ne pamje eshte sulmi qe i eshte bere sot ne oren 11:00, KZAZ nr 66 ne qytetin e Corovodes nga mbeshtetesit e LSI-se.

Zoti president, si bashkepatriot nga e njejta zone, po te kujtoj se pjesa derrmuese e atyre qytetareve qe kane mesyre sot pallatin e kultures qe mban emrin e nje shqiptari te madh dhe skraparlliu patriot, heroit te kombit "Riza Cerova", si dhe atyre gjithesej 20 policeve qe ka kamisariati i Skraparit, ne mos jane kusherinjte e tu apo te mite, jane kusherinj apo kane lidhje gjaku me njeri-tjetrin.

Skrapari dhe skraparllinjte nuk te detyrohen asgje, pervec se te kane votuar qe nga viti 1992 dhe te kane mbeshtetur sa here qe gjithe te tjeret te kane braktisur.

Ata bashkepatriote qe i jane sulur pallatit te kultures "Riza Cerova" me urdherin tend dhe ne zbatim te dekretit tend, nuk ka nevoje te ndezin dhe nje zjarr tjeter ne kete Shqiperi te shkrumbuar tashme nga elita politike e korruptuar deri ne palce...

Ndersa i ke vene flaken vendit per karrigen e pushtetit tend apo te Rames, sepaku kurseja nje zjarr me pak vendlindjes tende, Skraparit...

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/11/2019 - 00:05

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj  është përplasur sërish me gazetaren Klodiana Lala në emisionin Opinion.Gazetarja i kërkoi llogari ministrit për një listë me oficerë të policisë të inkriminuar, ndërsa zoti Ll

Postuar: 11/11/2019 - 23:37

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se prej kohësh po punohet për ndryshimin e legji

Postuar: 11/11/2019 - 23:10

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e thotë me bindje të plotë krimi po humbet terren çdo ditë e

Postuar: 11/11/2019 - 22:59

Kryeministri Edi Rama tha se pas marrëveshjes së “Shengenit Ballkanik” në Shqipëri do

Postuar: 11/11/2019 - 22:52

Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve është përfshirë nga një debat i ashpër mes palëve politike, p

Postuar: 11/11/2019 - 22:34

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u shpreh se  senëse dy anëtaret Elsa Toska dhe Fion

Postuar: 11/11/2019 - 22:21

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zbuluar arsyen pse shkoi në Bejrut ditët kur po shpëtohej 11-