BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“Doktorin e qëlluan plumb”, flet aktorja që vajtoi në protestën e Berishës: Ishim në një ritual duke ndjekur gomonen

“Doktorin e qëlluan plumb”, flet aktorja që vajtoi në

Vaji i “Kortezhit të dhimbjes shqiptare” padyshim që mund të cilësohet si ndër mesazhet për të forta të protestës së djeshme të opozitës. Aktore dhe aktiviste të PD-së, veshur në të zeza kanë kënduan këngë vaji kushtuar birit të humbur apo dhe shpresës së vrarë të shqiptarëve.

Pikërisht ajo që drithëroi bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ me vajin e saj ishte aktorja Adriana Tolka. Kjo e fundit e ftuar në studion e News24 tha se këngën e kishte krijuar vetë ajo, enkas për protestën ndërsa miratimin dhe pëlqimin e kishte dhënë dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Mes të tjerash, duke u ndalur te sulmi ndaj Berishës, aktorja tha se për një çast mendoi se mos kryetarin e PD-së, e kishin qëlluar me plumb.

“Meqenëse aleanca për mbrojtjen e teatrit ka qenë në ballë për të mbrojtur teatrin dhe tani vazhdon qëndresën për t’i risjellë ato dy godina siç ishin, iu përgjigjëm kësaj here kësaj nevoje. Vetë ne me artistët që ishim aty, Budinën, apo dhe Liçajn dhe me propozimin e avokates sonë, Adriana Kalaja, që është në ballë të aksionit të tanishëm. Ishte ideja e saj që protesta të niste me një kortezh që mban vaj për bijtë, nënat apo gratë që mund të ketë humbur jetën larg familjeve. Mua më lindi ideja se pse mos njëra nga ne të këndonte këngë. Jam autore këngësh. Më lindi kjo këngë menjëherë. Akumulimi bëri që kënga të lindte në pak orë enkas për këtë protestë. U krijua në 25 nëntor. Bëra regjistrim në kushtet e shtëpisë. E çova me Whatsap, patëm një ide. Ia paraqita Edmond Budinës që ishte në krye të kësaj gjëje.

Zoti Berisha e cilësoi si himn dhe unë e çmoj vlerësimin. Protesta ishte në kushte të vështira, pasi nuk kishte një skenë të mirëfilltë. Ne donim që ta këndonim dhe në anglisht. Arritëm dhe në fakt me ndihmën e vajzave të reja të FRD-së që kanë bërë punë rekord, arritëm të mblidhnim disa prej tyre që të jepnim këtë mesazh. U nisëm nga selia pak pas u nis zoti Berisha dhe ish-presidenti Meta. Ishim në një ritual duke ndjekur gomonen. Na thanë; stop se kanë goditur zotin Berisha. Për një çast mendova edhe më te keqen, mos e kishin goditur me një plumb. E pamë që ishte mbi tribunë, një njeri si ai mund të sillet i fortë. Ai ka duruar gjatë dhe më vonë foli shumë gjatë, sa radhë herë të tjera. Megjithëse në kushte të vështira", tha aktorja.

 

Më të lexuarat