Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dokumenti/ "'Vollga' mollë sherri mes bandave, ja si kaloi në pronësi të Emiljano Shullazit"

  Dokumenti/ "'Vollga' mollë sherri mes bandave, ja si kaloi në pronësi të Emiljano Shullazit"

Postuar: 17/04/2016 - 20:12

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një dokument, ku tregohet kalimi në pronësi të Emiljano Shullazit të hotel “Vollga”. Për këtë kalim pronësie të dyshimtë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet, pasi dyshohet se ka ardhur përmes kërcënimeve. 
 
Sipas Berishës, prona tek Vollga në Durrës është bërë mollë sherri mes bandave, pasi pati kërcenim me jetë dhe kreun e Hipotekës Durrës, kurse në fillim të vitit mbeti i vrarë një i ri që dyshohet se ka lidhje me këtë pronë.
 
Akuzat e Berishës shkojnë më tej, duke thënë se Shullazi kishte marrë leje ndërtimi nga kreu i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, për të ndërtuar fshat turistik në Lalz.
 
Pasi numëron dhe shumë afera të tjera, Berisha i bën thirrje Prokurorisë që të mos tërhiqet nga presioni politik që kërkon të bllokojë hetimet për Shullazin.
 
Ja shkrimi i plotë i Sali Berishës:
 
Mili i Partise Siçiliste, pronar i madh pronash! Fotot bashkengjitur tregojne se Shullazi eshte bere edhe de facto bashkepronar i Vollges ne Durres. Prona tek Vollga eshte bere molle sherri mes bandave te qeverise. Sic kam shkruar ne faqen time ne facebook, para 16 muajsh per kete prone pati nje afere te rende ku bandat e qeverise e kercenuan me jete kryerregjistruesin.
 
Ndersa per Vit te Ri 2016 u vra ne menyre te mistershme ne Durres nje i ri me mbiemrin Kodra por qe nuk dihet nese ka lidhje me pronen tek Vollga. Por pervec ketyre, burime nga Durresi, qytet ne te cilin Mili i Partise kishte zhdepur Gjushin e Bashkise, informojne se dy muajt e fundit ka marre miratimin e ketij te fundit per ndertimin e nje fshati turistik ne Lalz.
 
Perveç ketyre, Milit te Edvin Shullazit i jane dhene ne Durres kodra mbreterore territori, rreth pallatit mbreteror. Ai me 5 kompani ka marre ne perdorim per sezonin truistik te gjithe bregdetin e Bashkise se Durres.
 
Ky kriminel se bashku me drejtorin e policise se Durresit, narkotrafikantin Plerurat Çullhaj (drejtori i vetem qe ne tre vjet nuk ka levizur nga detyra dhe qe vetem ne konto bankare ka 3 milion euro) kontrollojne kete vit te gjitha plantacionet e pafundme te Kanabisit ne territorin e qarkut te Durresit. Ai ka bllokuar tenderin e landfillit te Maminasit.
Duke shprehur mbeshtetjen time me te plote per goditjen e njerit prej eksponenteve me kryesore te krimit qeveritar, i bej thirrje prokurorise te qendroje me vendosmeri ndaj cdo presioni politik qe kerkon te bllokoje hetimet dhe te pengoje shembjen e perandorise se krimit te Shullazeve te pushtetit! I bej thirrje qytetareve te ndihmojne hetimin e kesaj organizate kriminale me çdo te dhene qe ata disponojne!
 
13043636_586408001520111_3165615784815030911_n
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 14:43

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka komentuar në rubrikën Opinion në “Neës24”, vendimin e sotëm të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendor

Postuar: 24/06/2019 - 14:40

Ambsasdori i BE, Luigi Soreca ka takuar sot kryetarin e Këshillit të Emërimit të Drejtësisë Ardia

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

“A do ketë marrëveshje opozitë-qeveri në minutën e fundit?”, kjo ka qenë pyetja që mi

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

Pas vendimit që mori Kolegji Zgjedhor ditën e sotme për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend, k

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin, duke rrëzuar dekretin e Presi

Postuar: 24/06/2019 - 14:08

Ndërkohë Sali Berisha akoma nuk e ka thënë edne fjalën e tij në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgj