Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Donald Tusk në Tiranë, Rama: Jemi në fazë të re, më e vështira në rrugën drejt BE

Postuar: 24/04/2018 - 13:37

Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk u prit sot nga Kryeministri Edi Rama në një vizitë në Tranë. Gjatë një konference të përbashkët për mediat, Rama e cilësoi Tusk mikun e shqiptarëve. Mes të tjerash ai nënvizoi faktin se Shqipëria është në një fazë të re, më të vështirën në rrugën drejt BE.

“Tusk ka mbështetur integrimin e Shqipërisë në BE. Gjatë takimit u ndalëm edhe tek elementët kyç të procesit dhe tek një nga elementët kyç siç është reforma në drejtësi, dhe procesi i vettingut. Presidenti Tusk ka patur gjithmonë fjalët e duhura për ne, ka qenë një inkurajues i vazhdueshëm për Shqipërinë. Shqiptarët presin me padurim integrimin. Sfidat kapërcehen përmes ndërveprimit. Integrimi në BE kërkon sakrifica dhe durim”, u shpreh kryeministri Rama.

Vizita e Tusk në Tiranë është në kuadrin e një turi tre ditor që Presidenti i Këshillit Europian do të zhvillojë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i vizitës është përgatitjet e samitit BE-Ballkan që do të mbahet në Sofje më 17 maj. Kujtojmë se Këshilli i Europës, do të vendosë në qershor lidhur me rekomandimin e Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE-në.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/07/2018 - 02:34

Atmosferës festive në Sheshin Skënderbej nuk mund t’i mungonte as Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Postuar: 16/07/2018 - 01:20

Kroacia nuk arriti të fitonte Kupën e Botës për herë të parë në historinë e saj, pasi u mposht me

Postuar: 16/07/2018 - 00:35

Menjëherë pas vërshëllimës finale të arbitrit, festa nisi e çmendur per francezet në fushë e jash

Postuar: 16/07/2018 - 00:16

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook

Postuar: 15/07/2018 - 19:59

Zgjedhjet vendore po afrojnë dhe shumë kryetarë bashkish nuk e kanë të sigurt rikandimin.

Postuar: 15/07/2018 - 19:41

Franca është shpallur Kampione e Botës në botërorin e futbollit ‘Rusi 2018’, duke mun

Postuar: 15/07/2018 - 19:36

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Francës Emmanuel