Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Doni arrestime ministrash e të fortësh, por po dalin….”, juristi bën bilancin e ambasadorëve

Postuar: 17/11/2018 - 11:57

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë sot bilancin e ambasadorëve të akredituar në vendin tonë.

Mes ironisë, ai ka numëruar 6 pikat kryesore të asaj që ambasadorët deklaruan me forcë se kërkonin nga Shqipëria, përfshirë arrestime ministratsh, të fortësh, luftë drogës e korrupsionit, të cilat sipas Manjanit, rezultuan të gjitha një dështim.

Postimi i Manjanit 

Bilanc ambasadorësh:

1. Donin të luftohet droga, por u përhap si kurrë më parë. Kanabisim as e panë fare. Dështim!

2. Donin të luftonin Korrupsionin, por është thelluar edhe më shumë. Dështim!

 

3. Donin drejtësi të pavarur, por sot është më e varur se kurrë nga qeveria. Për më tepër, mbyllja gjykatave e ka bërë qeverinë “legjitime” në çdo paligjshmëri. Dështim!

4. Donin të arrestohen ministra, por u mbrojtën e po dalin të pafajshëm. Dështim!

5. Donin të arrestohen të fortët e të kërkuarit, por veç Shullazi që u dorëzua vetë se të tjerët ikën. Dështim!

6. Do na hapnin negociatat po të miratohej reforma në drejtësi, por na hapën kokën me deklarata. Negociatat jo e jo. Dështim!

Ka edhe të tjera, por këto janë kryesoret. Ishin çështje që u përfshinë vetë ambasadorët e huaj (SHBA e BE) ku “dhanë garanci” se këto gjera do bëhen!

U përfshinë në mënyrë të jashtëzakonshme, por dështuan në mënyrë po aq të jashtëzakonshme!

Të gjithë ata që vijojnë të flasin për “Washington e Bruksel” duhet të kuptojnë se e kanë kot. Shqipëria është aq e vogël sa nuk merr dot vemendje.

Ne vlejmë sa një deklaratë që e harton zyra përkatëse e shtypit e nivelit më të ulët. Shpesh ajo deklaratë nuk ka lidhje me Shqipërinë reale, por thjesht me Shqipërinë politike.

Ndaj duhet mbledhur mirë rradakja për të ndërtuar shtetin e demokracinë ne këtu. Duhet ta bëjmë vetë, por jo me forcat tona.

Duhet ta bëjmë me mençuri, siç e kanë bërë të tjerët para nesh. Askush se ka bërë shtetin e demokracinë me ambasadorë e as me sytë nga ambasadat për të shkëputur ndonjë deklaratë të favorshme.

Nuk ka zgjidhje perfekte nga jashtë. Faktet tregojnë se edhe ata dështojnë!

Por kusuret i mbajmë ne…

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2019 - 15:07

Kreu demokrat Lulzim Basha pritet të reagojë përmes një deklarate nga selia e PD-së, lidhur me letrën e parë që Kryeministri Edi Rama i drejton asaj që e quan opozita jo-parlamentare, për nisjen e dialogut për reformë

Postuar: 18/09/2019 - 15:00

Një ish- i dënuar, që ka marrë zgjidhje të një problemi të madh që kishte me Sigurimet Shoqërore

Postuar: 18/09/2019 - 14:57

Partia Demokratike me anë të Sekretarit të Përgjitshëm, Gazment Bardhin, ka hedhur akuza të tjera

Postuar: 18/09/2019 - 14:31

Teksa kreu i LZHK-së Dashamir Shehi foli dje për një platformë  të PD-së prej 5 pikash për z

Postuar: 18/09/2019 - 14:30

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një ftesë publike opozitës jo parlamentare, Lulzim Basha,