BREAKING NEWS

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e
x

Politike

Dorëheqje, tensione të brendshme dhe rrezik për drejtuesit politik! Ylli Manjani del me mesazhin e fortë pas zbardhjes së emrave të kandidatëve për deputet

Dorëheqje, tensione të brendshme dhe rrezik për drejtuesit

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet se e vetmja betejë serioze me politikën partiake është ndryshimi i sistemit të zgjedhjeve.

Manjani shkruan se duhen lejuar shqiptarët të zgjedhin vetë, jo të votojnë ato që zgjedh partia.

“Paraprakisht i uroj çdo kandidati në secilën listë e të secilës parti garuese në zgjedhje, SUKSESE!

Është e padrejtë dhe jo etike të komentohet mbi persona konkretë që gjenden ose jo në listat e partive. Aq më tepër që emrat e listave nuk pritet të ndikojnë vendimmarrjen politike në vend.

Nuk ja vlen komenti, as negativ e as pozitiv, mbi emrat e përveçëm.

Pyetja themelore është: do ruajmë traditën politike ku askush nuk meriton më shumë se 2 mandate qeverisëse apo jo?!

Kaq përgjigje pritet nga këto zgjedhje.

Kush pret ndryshime cilësore në të bërit politikë, vendimmarrje kolegjiale, parti të hapura e të përgjegjshme është naiv.

Të paktën të mos e tregojmë këtë naivitet duke harxhuar kohë me emrat e liatave...

Le t'u themi me etikë SUKSESE të gjithëve!

E vetmja betejë serioze me politikën partiake është ndryshimi i sistemit të zgjedhjeve. Duhen lejuar shqiptarët të zgjedhin vetë, jo të votojnë ato që zgjedh partia.

Por kjo betejë nuk bëhet dot tani...”, shkruan Manjani.

Më të lexuarat