BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Dorëzohet presidenti, dekreton Sandër Lleshin ministër të Brendshëm, hapet rruga e goditjeve ndaj krimit e korrupsionit

Dorëzohet presidenti, dekreton Sandër Lleshin ministër të

Presidenti është dorëzuar përballë presionit të ndërkombëtarëve dhe qeverisë, duke dekretuar Sandër Lleshin ministër të Brendshëm. Ndonëse e shtyu deri në limite vendimin, kreu i shteti dha aprovimin për emrin e propozuar nga kryeministri, duke zhbllokuar kështu ngërçin në Ministrinë e Brendshme. Fillimisht Meta vendosi që të lirojë Lleshin nga statusi i ushtarakut aktiv, edhe pse kishte një debat të fortë nëse si ishte apo jo ende pjesë aktive e ushtrisë. Por për të shmangur çdo lloj përplasje Meta dje pasdite nxori dekretin për lirimin e gjeneralit. Më pas ai në mbrëmje njoftoi se kishte firmosur dekretin për Lleshin. Me këtë lëvizje Meta i hap tani rrugë luftës ndaj krimit e korrupsionit. Kryeministri e ka deklaruar disa herë se rruga është shtruar dhe emërimi i Lleshit u bë për të çuar deri në fund reformat e kërkuara nga BE, sidomos në goditjen e krimit dhe të korrupsionit. Tani dekreti do i shkojë Parlamentit, i cili ka 10 ditë kohë që të votojë emërimin e Lleshit dhe me shumë gjasë kjo do të ndodhë ditën e enjte. Emri i Sandër Lleshit ishte krisja e parë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Meta. Fillimisht kreu i shtetit e refuzoi duke mos dhënë asnjë arsye. Pasi kryeministri e ridërgoi emrin, ai nxori si pretekst se Lleshi është në proces gjyqësor me Ministrinë e Mbrojtjes dhe ka një vendim që ai të kthehet në detyrë. Por ky problem mund të ishte zgjidhur që herën e parë. Dyshimet janë se ka pasur tentativa për pazare, ku Meta merr kreun e KLSH në këmbim të Lleshit. Presidenti ka propozuar Vitore Tushën dhe mbetet të shihet nëse mazhoranca do e votojë. Ndërkohë dje Meta pati dhe një takim me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku si duket u sheshuan të gjitha mosmarrëveshjet.

Presioni ndërkombëtar

Ndaj bllokimit të Sandër Lleshit pati reagime të shumta nga ndërkombëtarët. Ambasadat e SHBA dhe të BE në vendin tone kërkuan një Ministri të Brendshme tërësisht funksionale. Po ashtu dhe vetë Mogherini dhe Hahn kërkuan nga Brukseli që të mos ketë më vonesa. Nga ana tjetër Fleckenstein i shkoi në zyrë Metës. Por edhe qeveria rriti presionet ndaj kreut të shtetit, pasi u hodh në tryezë dhe shkarkimi i tij. Pas gjithë këtyre Meta duket se u dorëzua.

Ja kush është Lleshi

Sandër Lleshi lindi në 25 Janar të vitit 1963. Është i martuar me zonjën Violeta Lleshaj, me profesion mësuese. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Dorotea dhe Anton. Lleshi është diplomuar në vitin 1985 në Shkollën e Lartë të Oficerëve në Tiranë në degën e Radiolokacionit. Në vitin 1996 ka përfunduar arsimimin për drejtues njësie në mbrojtjen kundërajrore në Gjermani. Në vitin 1999 ka përfunduar studimet si oficer i shtabit të përgjithshëm në Akademinë e Drejtimit në Hamburg të Gjermanisë. Në vitin 2012 ka përfunduar studimet e doktoratës në Tiranë dhe ka marrë gradën Doktor i Shkencave. Lleshi ka kaluar edhe nëpërmjet një cikli të plotë kualifikimesh brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 2011 ka kryer Kursin e Lartë Ndërkombëtar për Menaxhimin e Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në Monterey të SHBA.  Në vitin 2008 ka kryer një kualifikim të nivelit të lartë në Qendrën për Studime të Sigurisë Europiane, George C. Marshall në Gjermani. Në vitin 1994 dhe në vitin 1995 është kualifikuar për gjuhën gjermane në Austri dhe në Gjermani. Pas përfundimit të Akademisë Ushtarake në Tiranë, në vitin 1985 Sandër Lleshaj ka shërbyer në Mbrojtjen Kundërajrore në Tiranë. Në vitin 1992 është emëruar komandant i një regjimenti kundërajror. Më tej, karriera e tij ka vazhduar në Akademinë e Mbrojtjes si Komandant i Kurseve. Në vitin 2000, me gradën Kolonel, është emëruar Komandant i Akademisë Ushtarake “Skënderbej”, detyrë që e mbajti deri në vitin 2003, kur ka filluar detyrën si Atashe i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë. Gjatë kësaj periudhe, ka ushtruar si jo rezident,  detyrën e Atasheut të Mbrojtjes të RSH në Republikën Çeke dhe në Republikën e Hungarisë. Në vitin 2006 ai është emëruar Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Në vitin 2009 ka marrë gradën madhore Gjeneral Brigade dhe në vitin 2010 është emëruar në detyrën e Zëvendës Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Në maj të vitit 2013, është liruar nga Forcat e Armatosura dhe prej shtatorit 2013 zoti Lleshaj mbajti detyrën e Këshilltarit të Sigurisë pranë Kryeministrit të Shqipërisë./Kliti TOPALLI

 

Më të lexuarat