Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dorëzoi bashkinë paqësisht, kryebashkiaku i djathtë mesazh: Projekti yni ndërpritet brutalisht nga një shpure kriminelësh, rikthehem sërish në krye të detyrës

Postuar: 14/08/2019 - 11:28

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllajan ia ka dorëzuar paqësisht bashkinë rivalit të tij, Qerim Ismailajt i dalë nga votimet e 30 qershorit.

Kapllajan përmes një postimi të gjatë në rrjetin social ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë katër viteve, ku thekson se projekti u ndërpre brutalisht nga një shpurë kriminelësh në pushtet, por që ky projekt do ta ketë jetën e shkurtër pasi bashkimi i gjithë mallkatriotëve dhe shqiptarëve sot më shumë se kurrë do ti japin fund këtij makthi që Shqipëria nuk e meritonte që prej 6 vjetesh!

"Nuk lejova dhe as do lejoja kurresesi qe mallakastrioteve te mi, t’ju ndodhte kjo gje edhe pse kryeministri i pashpirt e kishte ngritur kete plan. Nuk do lejoja edhe pse do te kishte koston e moskandidimit tim ne ate proces farse qe vetem zgjedhje nuk ishin. Miqte e mi! Ky projekt, i ketij regjimi antishqiptar, jeten te shkurter do ta kete! Bashkimi i gjithe mallkatrioteve dhe shqiptareve sot me shume se kurre do ti japin fund ketij makthi qe Shqiperia nuk e meritonte qe prej 6 vjetesh!", shkruan ndër të tjera Agron Kapllajan.

Reagimi i plotë:

Sot behen 4 vjet ne krye te Bashkise se Mallkastres. Nje projekt qe filloi ne 2015 me mbeshtetjen e mallakastrioteve ne nje lufte me bandat e krimit, policine e droges dhe pushtetin e kriminalizuar te Edi Rames. Ne keto 4 vjet, pata nderin dhe privilegjin e mbi te gjitha detyrimin, ti sherbej mallakstrioteve, qyetareve te kesaj krahine me histori dhe emer, shtepise se madhe qe quhet Mallakaster!

Faleminderit te gjitheve qe ne 2015 me dhate mbeshtetjen dhe ne 4 vjet m’u bete krahe qe te dilja faqebardhe para jush. Cdo sekonde e cdo minute e punes sime dhe stafit te mrekullueshem te Bashkise ka qene nje perkushtim i imi me synimin t’ua shperblej mbeshtetjen dhe vleresimin! Kam qene, jam dhe do t’ju mbetem borxh perjete! Ju meritoni shume me teper! Ju, historia e ketij vendi dhe Zoti lart do na gjykojne per ate cfare mundem te bejme se bashku, me gjithe pengesat, shperfilljen,diskreditimin dhe neperkembjen qe kryeministri hajdut e zuzar i beri Mallakstres!

Ky projekt yni, dhe i gjithe Mallakastres, nderpritet brutalisht sot, nga nje shpure kriminelesh ne pushtet, te cilet vecse per hallet dhe problemet e qytetareve nuk mendojne. Mendojne per pushtetin, per viedhjen, per kthimin e Mallakstres dhe Shqiperise ne nje sheshbeteje te konfliktit civil, ne nje placke lufte ku armiku qe duhet shperfillur, dhunuar, mashtruar, vjedhur e debuar eshte qytetari mallakstriot!

Nuk lejova dhe as do lejoja kurresesi qe mallakastrioteve te mi, t’ju ndodhte kjo gje edhe pse kryeministri i pashpirt e kishte ngritur kete plan. Nuk do lejoja edhe pse do te kishte koston e moskandidimit tim ne ate proces farse qe vetem zgjedhje nuk ishin. Miqte e mi! Ky projekt, i ketij regjimi antishqiptar, jeten te shkurter do ta kete! Bashkimi i gjithe mallkatrioteve dhe shqiptareve sot me shume se kurre do ti japin fund ketij makthi qe Shqiperia nuk e meritonte qe prej 6 vjetesh!

Miqte e mi! E sotmja nuk eshte fundi i projektit tone! Eshte vetem nje moment reflektimi pas te cilit shume shpejt te rifillojme! Te mos leme fatin tone, familjeve tona, vendit tone ne duart dhe shijen e vrazhdesise se krimit dhe terrorit ndaj demokracise. Askush tjeter vec nesh nuk e ka ne dore. Te bashkuar, qendrestare, me dashurine dhe mirenjohje per njeri-tjetrin dhe vendin tone, Mallakastren dhe gjithe Shqiperine, te kthejme shpresen, lirine dhe demokracine!

Me shume respekt per gjithesecilin prej jush

Agron Kapllanaj

PS: …nderkohe qe barbaret e Rilindjes, aktin e pare te uzurpimit te Bashkise, shkaterruan dyert, punet e filluara nga une e qe do cohen ne fund jane “Ndertimi shetitores nga varrezat e qytetit deri ne hyrje te tij”, “Ndertimi tre urave te fshatit Metoh” qe do ti japin fund vuajtjeve te banoreve etj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2019 - 22:32

Presidenti i Komisionit Evropian në largim, Jean-Claude Juncker ka humbur sërish vetëkontrollin sot në Bruksel teksa fliste përpara nisjes së samitit.

Postuar: 17/10/2019 - 22:24

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi tha se një dështim i mundshëm i qeverisë kryeministri Rama me negoc

Postuar: 17/10/2019 - 22:18

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një lidhje me emisionin ‘Open’ se për çështjen

Postuar: 17/10/2019 - 22:07

Gazetarja Erisa Zykaj foli rreth qëndrimit të Presidentit të Francës për hapjen e negociatave.

Postuar: 17/10/2019 - 22:02

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur së ministri i Jashtëm, Gent Cak

Postuar: 17/10/2019 - 21:58

Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pavarësisht mbështetjeve të dhëna nga pjesa dërrmuese e ve