BREAKING NEWS

“Elsën e ‘dogjën’ në Romë”/ Frrok Çupi zbardh zhvillimet më të fundit për ngjarjen që bëri bujë dhe tregon me çfarë po merret këngëtarja: Ja VENDIMI i Gjykatës së Romës për Elsa Lilën. Ky është lajmi, por askush nuk e publikon...

“Elsën e ‘dogjën’ në Romë”/ Frrok
x
BREAKING NEWS

“Nuredin Dumani vriste për... ”, Sali Berisha plas deklaratën 'bombë'

“Nuredin Dumani vriste për... ”, Sali Berisha plas
x
BREAKING NEWS

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen ‘diagnozën’ e krizës brenda PD-së dhe bën deklaratën e fortë

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen
x
BREAKING NEWS

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc Çapja, Klodiana Lala zbulon çfarë i pret 14 të rrezikshmit e shpallur në kërkim: Pas një muaji do të...

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc
x
BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi Kodheli jep lajmin fantastik, merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi
x
BREAKING NEWS

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët
x
BREAKING NEWS

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive
x
BREAKING NEWS

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e
x

Politike

Dosja “184” shkakton debate tek Komisioni i Ligjeve, Fatmir Xhafaj përplaset me Ulsi Manjën, akuza qeverisë për ndërhyrje në punët e SPAK

Dosja “184” shkakton debate tek Komisioni i Ligjeve, Fatmir Xhafaj

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve është zhvilluar me debate të forta mes deputetëve, sidomos mes atyre socialistë. Kështu, deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj, nuk i ka kursyer vërejtjet dhe kritikat ndaj ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, në lidhje me kompetencat dhe me shkeljen e afateve nga Këshilli i Ministrave për dhënien e rekomandimeve për Prokurorinë e Përgjithshme në lidhje me luftën ndaj krimit. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, Xhafaj tha se procesi do të duhet të përmbyllet brenda datës 31 Mars, siç e parashikon edhe ligji, ndërkohë që shtoi se qeveria nuk ka tagër që të reagojë për nisjen e procedimeve specifike. “Është me rëndësi që të kuptojmë të gjithë se nga rrjedh fakti që ne jemi në këtë tavolinë për të dëgjuar ministrin, është dispozita që parashikon qartë disa momente. E drejta e Këshillit të Ministrave për të rekomanduar, në luftën kundër kriminalitetit, që këto rekomandime janë të këshillit të ministrave dhe jo kryeministrit apo ministrave. Është ministri ai që e prezanton këtë dhe tjetra, që këto fokusohen vetëm te kriminaliteti dhe jo te çështje konkrete se kush duhet hetuar apo jo, dhe detyrimin e Këshillit të Ministrave për të ndjekur zbatimin e këtyre rekomandimeve”, tha ai. Teksa iu përgjigj deputetit Xhafaj, Manja tha se shkelja e afateve ka ndodhur pasi në të njëjtën mënyrë është vepruar edhe nga qeveria e kaluar. Ai shtoi se ka një ngërç mes prokurorive e ministrisë.“Është e vërtetë që ligji përcakton që çdo 31 Mars, Këshilli i Ministrave duhet të prezantojë te prokurorët rekomandimet për vitin e ardhshëm, afati nuk është zbatuar asnjëherë. Nga asnjë qeveri, kështu është vepruar edhe nga qeveritë e kaluara. Për këtë vit janë miratuar në këshillin e ministrave, në datën 11/5/2022, shumë shpejt ne do të kemi një prezantim me të gjithë drejtuesit e prokurorive siç e kërkon edhe ligji. Mënyra e transmetimit të të dhënave të kriminalitetit, nga prokuroritë e shkallëve të parë, te prokuroria e përgjithshme, dhe më pas te ministria e drejtësisë ka një ngërç”, tha ai.

Alibeaj flet për dosjen “184”

Ndërkohë, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka thumbuar ministrin e Drejtësisë për dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër. Alibeaj ka risjellë në vëmendje si dështim të drejtësisë çështjen e vjedhjes dhe blerjes së votave më Dibër, ku në përgjimet e medias ndërkombëtare del edhe emri i Manjës.“Fryma e ndryshimeve kushtetuese ishte distancë substanciale mes politikës dhe drejtësisë. Pse nuk bëtë te njëjtin presion për dosjen 184?. Ti kërkosh prokurorisë të japë përgjigje, çfarë bëhet me 4 çështje, që thotë i kam regjistruar si vepra penale, besoj se kjo lidhet me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore që ka këshilli i ministrave. Pse nuk lëshuat ton kërcënues për dosjen 184 që është zvarritur dhe ping- pongun nga Dibra në Tiranë?!”, tha ai.

Më të lexuarat