
Fatos Klosi dhe Petro Koçi: DASH goditje nën brez armiqve të reformës në drejtësi, Meta-Berisha dyshja më e shqetësuar

“Dosja e të akuzuarve si një libër satirik”, kryeministri Rama nxjerr detajet për ekzekutimin e 4 protestuesve në 21 Janar: Ka dy persona të evidentuar! Ja çfarë thuhet në të!

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Janar 2021

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat për vrasjen në bulevard të Hekuran Dedë, Ziver Veizit, Faik Myrtajt e Aleks Nikatj ka thënë se sot është një ditë reflektimi në rrugën e reformimit të sistemit të drejtësisë.
Rama më tej ka thënë se procesi i formatimit të sistemit në Drejtësi po vijon dhe shpresa nuk duhet humbur. Ai ka shtuar se nëse duhet të shohim dosjen e personave të akuzuar për 21 Janarin, sipas tij mund të mendohet se në fakt janë faqet e një libri satirik.
“Dy persona të evidentuar si persona që kanë qëlluar, që kanë vrarë konsiderohen nga Gjykata si dy individë që nuk kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, nuk e njihini asnjërin prej viktimave dhe s’kanë pasur bashkëpunim me persona të tretë dhe e thotë Gjykata e Apelit. Dhe nuk e thotë me fjalë e thotë që këta persona nuk kanë dashur të vrasin, por nga vetëbesimi kanë krijuar viktima. Njësoj si terroristët që nuk njohin viktimat kur vënë një bombë në një stacion, njësoj si terroristët nuk bashkëpunojnë me palë të treta.
Ky është absurdi i jetës reale të organizmit dhe sistemit të drejtësisë me të cilën ne përballmi, që përpiqen të cojnë përpara deri në fund atë pjesë që na takon.” ka thënë Rama ndër të tjera.
Sipas Ramës duke cituar gjykatën, këta persona nuk kanë dashur të vrasin por kanë krijuar viktima.
“Njësoj si terroristët që vënë bomba dhe nuk i njohin viktimat” ka deklaruar Rama.
Më tej ai e ka cilësuar si absurd dhe si jetë reale e sistemit të drejtësisë që po përballet qeveria në pozicionin që i takon. Ai ka shtuar se po përpiqen të gjitha strukturat për të çuar para sistemin e Drejtësisë.
“Vettingu është filtri që pastron prurjet në sistemi. Është pastruar nga kanceri që degradoi sistemin duke degraduar organizmin e shtetit. Do jetë faza tjetër e sistemit të pastruar nga kanceri që do të realizojë atë që njerëzit presin me padurim. Goditjen e të gjithë atyre që morën peng drejtësinë dhe e bënë vendin tonë ku e drejta shitej e blihej.” ka thënë Rama.
Më të lexuarat


Bujar Leskaj: PD do të ketë vëmendje të shtuar ndaj rinisë, do ndalim emigrimin dhe do ti angazhojmë në vendimmarrje

PD prezanton programin për energjinë, Basha: Do të zgjidhen problemet e përmbytjeve dhe riparimit të dëmeve nga tërmeti

Presidenti bllokon koncesionin e Rinasit, sulmon bizneset shqiptare dhe rreshtohet krah kinezëve, ja si ju dha aeroportin në 2016

A u bashkua me ta edhe Bamir Topi?/ Del ‘tymi i bardhë, Partia Demokratike regjistron koalicionin për zgjedhjet e 25 prillit, Basha jep mesazhin e rëndësishëm (Lista e plotë)

PD hyn si koalicion në zgjedhje, Basha merr pas vetes 13 parti, ja marrëveshja me Topin, Mediun, ballistët dhe legalistët

Bardhi dhe Paloka: Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, kjo gjendje do të marrë me patjetër fund në 25 Prill, PD do sjellë ndryshimin

Vuloset ndarja mes PD dhe LSI, ja si Basha nxori jashtë loje Kryemadhin dhe acaroi presidentin, palët të ndara në zgjedhje

Shuplaka e fortë e SHBA për Metën dhe Berishën, Dvorani hoqi dorën kriminale nga sistemi i drejtësisë, gjyqtari shpërfill akuzat e presidentit

Ilir Meta sulmon amerikanët, titullin për Dvoranin e cilëson si fletë lavdërimi nga të partisë së punës, kërcënon me arrestime pas 25 prillit

Palmer: Nën administratën e re të presidentit Biden, angazhimi i SHBA në Ballkan i qëndrueshë
