
“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Dosja “McGonigal”, Tabaku: Rama i ofroi oligarkut rus pasuri kombëtare, përdori miqësitë në SHBA për të komplotuar kundër PD

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Janar 2023

Kuvendi dje u zhvillua m zhurmë, pasi deputetët e Partisë Demokratike u ngritën në këmbë dhe kërkonin që në seancë të ishte kryeministri Edi Rama dhe të flitej për çështjen e MCgonigal. Kërkesë që u rrëzua nga mazhoranca dhe ashtu mes zhurmës, në seancë nga mazhoranca u miratuan disa nga çështjet dhe më pas u deklarua i mbyllur Kuvendi. Sakaq, deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar në “Facebook” fjalën që do të mbante sot në Kuvend. Ajo shkruan se nuk foli dot pasi e drejta e fjalës ju hoq me forcë.“Fjala që do të mbaja sot në seancë plenare, e drejta e të cilës mu hoq me forcë! Pak muaj më herët ai kishte deklaruar se Lufta kundër Korrupsionit është një prioritet kombëtar i SHBA dhe madje ndërkombëtar. Sot, shqiptarët janë përballë disa provave dhe fakteve që kanë origjinën e tyre nga një hetim dhe dy akuza që i janë kryer një ish zyrtari të lartë të FBI. Akuza e parë është drejtuar ndaj ish zyrtarit të FBI sepse ai ka kryer biznes të padeklaruar, pra është korruptuar, nga oligarku Rus Oleg Deripaska ndërsa akuza e dytë është ajo e ngritur se McGonigal ka marrë 225 mijë dollarë amerikanë për çështje të lidhura me Shqipërinë qoftë këto politike, përfshirë dhe një hetim kundër Partisë Demokratike. E gjitha kjo histori bëhet publike ndërsa vendet perëndimore janë bashkuar në një front të përbashkët për të çuar deri në fund luftën kundër autokracisë ruse. Nuk është rastësore aspak që këto dy aktpadi të drejtuar ish agjentit të FBI të jenë të ndërlidhura me njëra tjetrën sado dhe sido që kryeministri përpiqet t’i ikë gjithë kësaj historie”, shkroi fillimisht ajo. Ndërkohë mes të tjerash ajo theksoi se mazhoranca e drejtuar nga kryeministri Rama përdori miqësinë me SHBA për të komplotuar kundër PD, referuar hetimeve për rublat ruse. Madje Tabaku kërkon transparencë si qytetare e vendit, duke theksuar se nuk e bën dot prokuroren por në emër të qytetarëve kërkon të dijë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. “Një qeveri hipokrite që fshihet pas miqësisë me SHBA për të komplotuar kundër Partisë Demokratike që është në fakt një krijesë e SHBA. Një kryeministër që pas kuintave të marrëdhënieve shumë të mira Shqipëri-SHBA i ofron oligarkëve rus pasurinë tonë kombëtare dhe miliona euro taksa shqiptarësh. Ua ofron Shqipërinë si tokën e tyre pasi në thelb një qeveri oligarkësh mund të mbështetet vetë tek aleatët që vijnë prej oligarkisë. E ku ka aleatë më të mirë se sa oligarkët e Putin?! Ku ka manual më të mirë për të sulmuar opozitën se sa manuali i Putin kundër opozitës”, nënviozoi Tabaku.
Më të lexuarat


KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

“Regjimi i Edi Ramës duhet të përfundojë aty ku e ka vendin”/ Berisha prezanton kandidatin për kryetar bashkie në Kamzë, ja EMRI

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Nga integrimi i grave të dhunuara e deri tek mbështetja financiare, Ilir Meta publikon 4 angazhimet e PL-së

“Rama mban peng të shoqen...", deputeti i PD-së hedh akuzat e rënda ndaj qeverisë dhe thumbon kryetarin e bashkisë: Është i denjë për Akademinë e Barinjve

Zbulohet një tjetër kandidat i PS në zgjedhjet e 14 majit (EMRI)

Zgjedhjet e 14 Majit/ “Blerje votash, presion, keqpërdorim i burimeve shtetërore”, ambasada amerikane u bën thirrjen e fortë qeverisë dhe partive dhe i paralajmëron

"Xhaxhi hë të keqen mos e përdor administratën…", deputeti i Partisë Demokratike tregon arsyet se pse nuk do të votohet PD-ja në zgjedhjet e 14 majit

PD ende pa vendim për zgjedhjet, ish-deputeti: Bardhi kundër Alibeajt, s’do nxjerrin dot kandidatë në 61 bashki
