BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Dosja ndaj Spitalit Amerikan, nën hetim dhe për ndërtime pa leje, u ngritën godina në ambientet e “Ushtarakut”

Dosja ndaj Spitalit Amerikan, nën hetim dhe për ndërtime pa leje,

 

Thellohet skandali me zaptimin territorit të Spitalit të Traumës (Spitali Ushtarak) nga Spitali Amerikan. Të mërkurën gazeta tregoi me fakte se si prokuroria ka nisur hetimet ndaj kësaj shoqërie, lidhur me një sërë kontratash të firmosura me Spitalin e Traumës. Në vitet 2011 dhe 2013 mes tyre është rënë dakord që Spitali Amerikan të marrë me qera disa ambiente te Spitali Ushtarak. Vlera e rënë dakord është 300 lekë/m2 në muaj dhe ky spital mori dhe zaptoi 3 ambiente, një me sipërfaqe 222.3 m2, një tjetër 1.200 m2 dhe një tjetër 202 m2. Për të gjitha këto ambiente nuk është pagur qera dhe për këtë arsye KLSH në fund të muajit qershor ka vënë në lëvizje prokurorinë, duke kërkuar hetime. Por gazeta nga burime pranë Prokurorisë së Tiranës kanë mësuar se hetime po zhvillohen dhe sa i takon ndërtimeve pa leje. Sipas padisë së siguruar nga Prokuroria e Tiranës, subjekti Spitali Amerikan ka ndërtuar një objekt 222.3 m2 mbi ambientet e Spitalit Ushtarak pa leje ndërtimore. Po ashtu ka ndërtuar dhe një urë lidhëse po pa leje. Në padinë e KLSH theksohet e janë 3 objekte, për të cilat nuk rezulton të ketë asnjë dokument. “Ky përdor dhe një sipërfaqe prej 222.3 m2 , të cilën e ka ndërtuar mbi ambientet ekzistuese të spitalit, për të cilin institucioni nuk ka dokumentacion, si leje ndërtimore apo kontratë. Po kështu ka ndërtuar dhe një urë lidhëse ndërmjet godinës së tij dhe spitalit, me sipërfaqe 45 m2 , për të cilën nuk ka dokumente në SUT, çka konfirmohet dhe nga kartela e pasurisë bashkëlidhur Certifikatës së pasurisë së 6 datës 07.04.2015, ku përshkruhen 3 objekte pa leje apo ‘ndërtime të paligjshme’”, thuhet në padi. Ajo që bie në sy është se po hyjnë në burg qytetarë të thjeshtë që kanë rikonstruktuar banesat dhe nuk është marrë asnjë masë nga Policia Bashkiake, Policia e Shtetit apo INUK.

Auditimet e mëparshme

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer auditime disa vite në Spitalin e Traumës dhe duke qenë se rekomandimet nuk merreshin parasysh, është kërkuar ndërhyrja e prokurorisë. Gjatë një auditimi të kryer në vitin 2015 janë konstatuar të njëjta problematike. Por sipas KLSH, në këtë vit ka pasur dhe mungesë dokumentacioni. “Nga auditimi u konstatua se, praktika e dhënies më qira të subjektit nuk ka të gjithë dokumentacionin ligjor të nevojshëm për monitorimin e kontratës, si: procesverbalet e hollësishme për mënyrën e dorëzimit dhe të marrjes në dorëzim të objektit duke përshkruar në detaje gjendjen fizike të objektit deri në fotografim të çastit, veprim në kundërshtim me VKM nr. 529, datë 08.06.2011 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore” i ndryshuar, Kreu VI “Monitorimi i kontratave”, ndryshuar me VKM nr. 54, datë 05.02.2014, i ndryshuar”, thuhet në dokument.

Shkeljet

Një ditë më parë gazeta tregoi se si KLSH ka zbuluar se Spitali Amerikan nuk ka pagur qeratë për ambiente që ka marrë në zotërim pranë Spitalit të Traumës. Që në vitin 2011 është arritur marrëveshje mes tyre dhe më pas nuk ka pasur kthim të detyrimeve. Bëhet fjalë për rreth 13.5 milionë lekë të reja./ Kliti TOPALLI

Më të lexuarat