BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës/ Gazetari zbulon kush është personi që ndaloi dhunimin e Gert Shehut

Sulmi ndaj Berishës/ Gazetari zbulon kush është personi që
x
BREAKING NEWS

Shemsi Prençi habit me deklaratën: Edhe nëse më ftojnë sot si drejtues në polici nuk pranoj. Ja arsyeja e fortë

Shemsi Prençi habit me deklaratën: Edhe nëse më
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës në protestë, gazetari hedh dyshime të forta: Gerti Shehu mund të jetë i rekrutuar nga shërbime inteligjence

Sulmi ndaj Sali Berishës në protestë, gazetari hedh dyshime
x
BREAKING NEWS

Shpërthimet në veri të Kosovës, vjen reagimi i menjëhershëm i policisë

Shpërthimet në veri të Kosovës, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

A janë sekuestruar kamerat e sigurisë në PD? Gazetari zbardh detaje të forta dhe zbulon lëvizjet e fundit të prokurorisë

A janë sekuestruar kamerat e sigurisë në PD? Gazetari zbardh
x
BREAKING NEWS

U sulmua nga 31-vjeçari, Breçani zbulon porosinë e Berishës për agresorin

U sulmua nga 31-vjeçari, Breçani zbulon porosinë e
x
BREAKING NEWS

Neutralizoi agresorin e Berishës, Erzen Breçani kritikon ashpër autoritetet: Hetimi për sulmin ndaj Berishës duhet të niste më shpejt, policia duhet të...

Neutralizoi agresorin e Berishës, Erzen Breçani kritikon ashpër
x
BREAKING NEWS

Tensionohet situata në veri të Kosovës, shpërthim i fuqishëm në Mitrovicë, dyshohet se...

Tensionohet situata në veri të Kosovës, shpërthim i
x

Politike

Dosjet e sigurimit, plas debati mes PS dhe PD tek Ligjet: Nuk e votojmë nëse është për një individ, nëse doni...

Dosjet e sigurimit, plas debati mes PS dhe PD tek Ligjet: Nuk e votojmë

Me konsensusin parimor, të arritur në mbledhjen e parë, PS-ja dhe PD-ja e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj iu rikthyen në detaje ligjit që synon të lërë jashtë politikës ata të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Mbledhja e shqyrtimit të ligjit nen për nen u shoqërua me debate pasi dy palët kanë synime që janë larg njëra-tjetrës. Socialistët kërkojnë vetëm që certifikatat e lëshuara nga komisionet Bezhani e Mezini të bëhen të pavlefshme.

“Ajo që PS kërkoi është certifikatat e pastërtisë, Mezini Bezhani nuk vlejnë”, tha deputetja Ermonela Felaj.

Por demokratët kërkojnë më shumë se sa kaq. Ata thonë se dosjet duhet të hapen dhe qytetarët të mund të kenë qasje kur ata do e kërkojnë diçka të tillë.

“Ne nuk kemi hyrë në këtë proces vetëm për këtë, Bezhani dhe Mezini. Të tjerat janë rregullime teknike. Nëse ju mendoni se ne jemi këtu për rregullime teknike, ne nuk kemi ardhur për rregullime teknike”, tha demokrati Gazment Bardhi.

Socialistët e mohun diçka të tillë dhe dosjet do u hapen të afërmve që kanë pasur njerëz të prekur në sistemin e kaluar dhe gjithashtu studiuesve.

“Të afërmit do i shikojnë dhe për qëllime studimi dhe media.”

“Modeli i ligjit shqiptar, vjen nga ai gjerman, që ka një kanal shumë të mirë, nuk do të thotë që të jesh kërkues me kërkesë me grada. Por çdo njeri që ka interes të vetëm të thotë çfarë pyetje kërkimore ka, barrierat janë çliruar, ka liri për çdo njeri”, tha deputeti Dashnor Sula.

Miratimi i draftit u shty nga Komisioni i Ligjeve, për javën e ardhshme. Nëse ndryshimet nuk do jenë siç i kërkojnë demokratët, Bardhi paralajmëroi votë kundër.

“Ligjin për një individ, nuk e votojmë. Nëse doni të bëni pis këtë temë, të hapen dosjet. Paskan ardhur këtu anëtarët e autorit që të mbajnë dosjet e mbyllua, në këtë teatër”, tha Bardhi.

Ndërkohë, vota e demokratëve është e domosdoshme, që ligji që prek spiunët e ish-sigurimit, të miratohet në Parlament pasi nevojiten të paktën 84 kartonë jeshil.

 

Më të lexuarat