Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

DPT jep detaje për tatimin e subvencionit dhe këmbimit në natyrë, ja të gjitha procedurat si veprohet

Postuar: 14/08/2019 - 08:09

Drejtoria e Përgjithshme ka dhënë dje sqarime sa i takon subvencionimeve dhe këmbimit në natyrë. Sipas saj, vlera e tatueshme e furnizimit të mallrave ose shërbimeve, përbëhet nga të gjitha shumat, vlerat, pagesat, mallrat ose shërbimet e marra, apo që do të merren, nga furnizuesi i mallit apo shërbimit si kundërvlerë e këtyre furnizimeve, përcaktuar kjo në dispozitat e Ligjit Nr. 92/2014, datë 24.07.2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Në këtë vlerë përfshihen dhe subvencionet që lidhen drejtpërdrejtë me çmimin e këtyre furnizimeve. Më tej sqarohet se, nëse furnizimi këmbehet në mallra/shërbime, ose pjesërisht në para dhe pjesërisht në mallra/shërbime (natyrë), vlera e tatueshme e furnizimit duhet të jetë vlera e tregut e mallrave ose shërbimeve të pranuara, e llogaritur në datën, në të cilën tatimi bëhet i kërkueshëm. Nëse përveç mallit, bëhet edhe pagesë shtesë në para për mallin e furnizuar, atëherë vlerës së tregut të mallit/shërbimit të pranuar, i shtohet edhe vlera e arkëtuar. Të gjitha pagesat monetare apo në natyrë, janë pjesë e vlerës së tatueshme. Në vlerën e tatueshme, bëjnë pjesë gjithashtu dëmshpërblimet e derdhura që lidhen me një furnizim, kur përbëjnë kundërvlerën direkte, apo indirekte, të një furnizimi të tatueshëm. Për këtë, është e rëndësishme të provohet lidhja e dëmshpërblimit me furnizimin, i cili mund të jepet për një furnizim të ri, ose si pjesë e vlerës së shërbimit të kryer. Sipas Tatimeve, përfshirja e subvencionit në vlerën e tatueshme. Subvencionet që lidhen drejtpërdrejtë me çmimin e një furnizimi malli ose shërbimi, janë gjithashtu elemente të vlerës së tatueshme të furnizimit. Kështu subvencioni është element i vlerës së tatueshme në rastin kur: I jepet një personi të tatueshëm që furnizon mallin ose shërbimin me një çmim, i cili nuk i mbulon kostot e furnizimit; Subvencioni përbën kundërvlerën e një furnizimi. Që subvencioni të mos përfshihet në vlerën e tatueshëm të një furnizimi, duhet të verifikohet rast pas rasti që: shumat e derdhura si subvencion, nuk përbëjnë kundërvlerën e një furnizimi shërbimi (apo furnizim malli), që hyn në fushën e zbatimit të TVSH. Si provë mund të shërbejë ekzistenca ose konstatimi i një angazhimi nga marrësi i subvencionit, për furnizimin e një malli apo shërbimi të përcaktuar për dhënësin e subvencionit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 09:20

Struktura e Posaçme Antikorrupsion duhet të jetë gati para vendimit për negociatat. Ultimatumi është dhënë nga ndërkombëtarët.

Postuar: 23/08/2019 - 09:04

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur si urim mëngjesi për këtë të premte, pamjet fantastike nga Fest

Postuar: 23/08/2019 - 09:00

Kreu demokrat, Lulzim Basha i ka dhënë një goditje të fortë dje presidentit Ilir Meta.

Postuar: 23/08/2019 - 08:31

Pas shumë artikujve të publikuar në Gazetën “SOT”, komunikimi mes institucioneve shqi

Postuar: 23/08/2019 - 08:29

Ministria e Financës dhe Ekonomisë zhvilloi sot takimin e radhës të drejtpërdrejtë me palët e int

Postuar: 23/08/2019 - 08:27

Zbardhet skema që ndiqte një punonjëse e një filiali të Fondacionit “BESA” për të mas