Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Drafti i ekspertëve dhe vërejtjet e PD-së dhe LSI-së do dorëzohen në Venecia

Drafti i ekspertëve dhe vërejtjet e PD-së dhe LSI-së do dorëzohen në Venecia

Postuar: 15/01/2016 - 14:48

Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi, pas më shumë se 3 orë diskutimi, vendosi që bashkangjitur draftit të ekspertëve të nivelit të lartë të dorëzojë në Venecia edhe vërejtjet e Partisë Demokratike dhe të LSI-së.Gjatë debatit të zhvilluar në këtë Komision, roli i politikës në drejtësi ishtë pika e vetme që ndan maxhorancën dhe opozitën sa i përket draftit për reformën në drejtësi dhe nisur nga kjo, palët pritet të vijojnë diskutimet për të kapërcyer edhe këtë ngërç.
 
Si opozita, ashtu edhe maxhoranca bien dakort për nevojën e reformës në drejtësi dhe rëndësinë e saj jetike sa i takon integrimit të vendit, si edhe që drafti i ekspertëvë është një bazament i shëndetshëm.
 
Kreu i Komisionit, Fatmir Xhafaj gjeti tre çështje në gjithë këtë proces. Mbi dy të parat, opozita dhe maxhoranca ndajnë të njëjtin mendim, e treta është ajo, që sipas Xhafajt, kërkon bisedime.
 
“Dy gjëra janë të dallueshme këtu, që reforma është themelore për integrimin dhe mbi të gjitha për demokracinë dhe së dyti biem dakort që produkti që kemi është një projekt që ka një bazament të shëndetshëm me të cilin të gjithë ndajmë shumë pika të përbashkëta, por me rezervën që kemi kendvështrime të ndryshime për çështje të vecanta nga pikëpamja e leximit që u është bërë udhëzimeve të venecias. Këto dyja janë një bazament i rëndësishëm për të vazhduar një dialog për të vazhduar një konsensus më të gjerë se ky që kemi sot. Tre çështje janë në bazamentin e këtij projekti, lufta kundër korrupsionit të sistemit, efikasiteti i saj dhe roli i politikës. Dy të parat janë trajtuar, sa i takon çështjes së tretë, mund të gjejmë një emërues të përbashkët”, tha Xhafaj.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 23:55

Lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela.

Postuar: 19/07/2019 - 23:54

Avokati Spartak Ngjela, duke komentuar zhvillimet e reformës në drejtësi dhe ngritjen e instituci

Postuar: 19/07/2019 - 23:26

Kreu LZHK, Dashamir Shehi e ka konsideruar gjest shtetari vendimin e kryeministrit kosovar Ramush

Postuar: 19/07/2019 - 22:58

Avokati Spartak Ngjela tha se Sali Berisha duhet të ndërrojë lidershipin e Partisë Demokratike pa

Postuar: 19/07/2019 - 22:51

Deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka reaguar për miratimet e dy ligjeve në kuvend për Reformën në

Postuar: 19/07/2019 - 22:00

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në sheshin e qytetit

Postuar: 19/07/2019 - 21:50

Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës Voltana Ademi thotë se padia e bërë nga Shoqata e Bashkive në G