BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Drafti i reformës zgjedhore shkon në Kuvend, zbardhen prapaskenat e negociatave PS-PD, Rama grup pune me përfaqësues të Bashës

Drafti i reformës zgjedhore shkon në Kuvend, zbardhen prapaskenat e

Mazhoranca ka dërguar në Kuvend draftin e reformës zgjedhore. Pritej që ky proces të mbyllej brenda dhjetorit, por bojkoti i opozitës ka sjellë vonesa. Sipas burimeve të gazetës gjatë javëve të fundit ka pasur takime dhe negociata të shumta mes PS dhe PD, ku është rënë dakord për një draft përfundimtar. Por në sekondat e fundit palët janë përplasur, pasi opozita ka kërkuar më shumë kohë duke dhënë sinjale se drafti duhet të miratohet vitin që vjen. Por për mazhorancën reforma zgjedhore është imediate dhe për këtë arsye socialistët nuk kanë pritur mbledhjen e komisionit të posaçëm, duke e dërguar vetë draftin. Burime të gazetës thanë se ky është një draft i dakordësuar mes PS dhe PD, por që kjo e fundit nuk ka hedhur firmën përfundimtare për këtë arsye mazhoranca u detyrua ta dërgojë e vetme. Gjithashtu është mësuar se për të realizuar reformën zgjedhore ka pasur rol dhe kryeministri Edi Rama. Gazeta ka siguruar procesverbalin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të datës 22 nëntor, ku bashkëkryetari Komisionit të Reformës Zgjedhore, Bledi Çuçi ka dhënë detaje. “Kemi dhënë një lloj konsensusi për të filluar dhe eksploruar me punën e teknologjisë së informacionit për votimin. Kemi rënë dakord që, kryeministri të ngrejë një grup pune edhe me përfaqësinë e Partisë Demokratike në mënyrë që t’i paraprijmë procesit, që KQZ-ja kur të miratohet ligji dhe kur ligji të hyjë në fuqi të jetë gati për të shpallur tenderin për sistemin, e t’i ketë gati termat e referencës. Pra t’i bëjë grupi i punës që do të ngrihet nga kryeministri”, ka thënë Çuçi. Me tej ai ka konfirmuar se drafti që ka shkuar dje në Kuvend është hartuar në dakordësi me PD. “Pr/ligji është hartuar edhe me përfaqësinë e ekspertëve të Partisë Demokratike dhe kjo me një korrespondencë publike, e cila është e gatshme për t’u vënë në dispozicion të publikut”, tha Çuçi.

Ndryshimet në draft

Gazeta ka siguruar draftin paraprak që ka shkuar në Kuvend, i cili pritet që të diskutohet në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Në këtë draft ka disa risi, pasi është futur votimi elektronik, votimi i emigrantëve, ndërsa ka nisur projekti për depolitizimin e komisioneve zgjedhore. Së pari, i është lënë detyrë KQZ që të krijojë armatën e komisionerëve zgjedhorë, të cilët do të jenë persona me arsim të lartë dhe të padënuar, por dhe persona që janë pjesë e shërbimit civil. Këta persona do bëhen pjesë e grupeve të numërimit, të votimit dhe të administrimit zgjedhor. Sipas draftit, Njësia e Administrimit Zgjedhor përbëhet nga 6 anëtarë dhe 2 sekretarë, të cilët emërohen nga KQZ-ja, sipas procedurës së mëposhtme: dy anëtarë përzgjidhen dhe propozohen, me barazi gjinore, nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë përzgjidhen dhe propozohen, me barazi gjinore, nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar përzgjidhet dhe propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar përzgjidhet dhe propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare. Ndërsa sekretarët e NJAZ-it përzgjidhen, me barazi gjinore, nga KQZ-ja, me short.

Njësia e Administrimit të Votimit

Me draftin e ri, janë ndryshuar dhe termat e komisioneve zgjedhore. Aty thuhet se Njësia e Administrimit të Votimit, e cila do ketë si detyrë kryerjen e procedurave të votimit në qendrën e votimit, do përbëhet nga 3 persona. Ata janë: zyrtari mbikëqyrës, zyrtari i qartësimit, zyrtari i procedurave të votimit. Pra nuk do ketë më komision votimi me 7 anëtarë, por do jenë 3 emra të pavarur.

Numërimi

Ndryshime janë bërë dhe sa i takon numërimit të votave. Me draftin e ri propozohet që të bëhet numërimi nga dy persona. “Njësia e Administrimit të Numërimit (NJAN-i) është struktura e administratës zgjedhore e ngarkuar me kryerjen e procedurave për numërimin e votave, kur numërimi kryhet manualisht. NJAN-i formohet, me përfaqësim të garantuar gjinor, nga dy zyrtarë zgjedhorë. Zyrtarët zgjedhorë të NJAN-it janë individë të kualifikuar në ushtrimin e përgjegjësive të detyrës, të cilët emërohen nga KQZ-ja, me short, midis personave të trajnuar si administratorë zgjedhorë në sistemin e trajnimit të KQZ-së”, thuhet në draft.

Vota e emigrantëve

Në draft është vendosur që të ketë mundësi votimi dhe nga emigrantët. Sipas përcaktimeve, votat që do mblidhen prej tyre do i bashkohen votave të Tiranës. “Në rast se votimi nga jashtë vendit kryhet si votim elektronik, atëherë KQZ-ja i dërgon zgjedhësit nëpërmjet Postës Shqiptare, me shërbimin e shpejtë me garanci dorëzimi që ofron shërbimi postar, dokumentacionin udhëzues për procedurën e votimit me, sipas rastit, kodet e sigurisë që parashikon procedura e votimit në fuqi për këtë lloj votimi, udhëzimet për afatin për kryerjen e votimit elektronik dhe shpjegimet për procedurën e përfshirjes së votës elektronike në rezultat”, thuhet në draft.

Kliti Topalli

Më të lexuarat