Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Drejtësia", Halimi: Rama urdhëroi të mos pranohej kërkesa e opozitës për draft konsensual

"Drejtësia", Halimi: Rama urdhëroi  të mos pranohej kërkesa e opozitës për draft konsensual

Postuar: 15/01/2016 - 17:19

Opozita ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar deputetët e mazhorancës që të mos e pranojnë kërkesën e opoiztës për hartimin e draftit konsensual në bazë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
 
Deputeti Eduard Halimi tha se sot ishte dita kur partitë politike hoqën maskat dhe treguan se kush ishte me Venecian dhe kush ishte kundër Venecias.
 
Deklarata e Halimit
 
Edi Rama urdhëroi sot deputetët e tij të mos pranojnë kërkesën e opozitës për hartimin e një drafti të vetëm konsensual sipas Komisionit të Venecias për Reformën në Drejtësi, që të shkonim bashkë bazuar në një konsensus sipas Venecias, dhe jo të ndarë.
Sot ishte dita kur palët politike hoqen maskat, kush ishte për Venecian dhe kush ishte kundër Venecias. Kush ishte për një konsensus sipas Venecias dhe kush ishte për kapje politike të drejtësisë me mazhorancën e pazareve.
 
Vendimi i sotëm i Ramës që dërgoi një draft të vetin, jo transparent, të pakonsultuar me askënd, të hartuar me urdhër politik, që injoron me arrogancë rekomandimet e Venecias, ishte dëshmi e vullnetit të keq për t’i ikur Venecias, për t’i ikur konsesusit sipas standardeve të Venecias.
 
Opozita tregoi edhe njëherë sot në komision, vullnetin e mirë për një reforme konsensuale bazuar në rekomandimet e Venecias, një reforme që bazohet ne standarde europiane që shmang çimentimin e kapjes politike sipas draftit të Ramës dhe që do shpjegohet pikë për pikë nga ekspertet e saj, në qëndrimin që do i dërgojë komisionit të Venecias.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:17

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar sa i takon dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pos

Postuar: 20/07/2019 - 15:35

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë krimin elektoral të 30 qershorit.Opozita ka kal

Postuar: 20/07/2019 - 14:55

Kreu i LDE-së Arian Galdini ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryem

Postuar: 20/07/2019 - 14:51

Pas aktit të dorëheqjes së parevokueshme të Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës, ka ardhur

Postuar: 20/07/2019 - 14:50

Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta duket se nuk do të jetë një proces aspak i lehtë për mazhorancë

Postuar: 20/07/2019 - 14:37

Partia Demokratike denoncon kryeministrin Edi Rama se në Samitin e Poznanit për Ballkanin Perëndi