Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Drejtësia", Halimi: Të implimentohen 138 rekomandimet e Venecias, ja ku nuk biem dakord me mazhorancën

"Drejtësia", Halimi: Të implimentohen 138 rekomandimet e Venecias, ja ku nuk biem dakord me mazhorancën

Postuar: 15/01/2016 - 12:30

Deputeti i Partisë Demokratik u ndal tek qëndrimi i opozitës lidhur me draftin e hartuar nga ekspertët për Reformën në Drejtësi. Duke u shprehur se për këtë draft nuk u ndoqën rekomandimet e Komisionit të Venecias, Halimi tha se ekspertëve duhet t’u caktohet nga Komisioni i Posaçëm detyra që kanë, dhe të hartojnë draftin bashkë, ekspertë të opozitës dhe mazhorancës, sipas rekomandimeve të Venecias.
 
“Komisioni duhet të ishte mbledhur me 22 dhjetor, një ditë pasi Komisioni i Venecias na solli rekomandimet. Duhet të uleshim ne bashkë me ekspertët tanë, dhe ne si komisionin i përbashkët, i krijuar me paritet mes palëve politike, dhe t’i kërkonim që të pyesnin grupet e interesit, dhe të hartonin një draft që të respektojë një më një rekomandimet e Venecias. Ky duhet të ishte procesi që duhej bërë, nëse te të gjithë ne ekziston vullneti për të bërë një reformë ashtu siç duhet, bazuar në raportin e Venecias. 
 
Por për t’i ikur procesit, i thirrët ekspertët tuaj, dhe thatë hajde bëjmë një draft parafabrikat, si ai që bëtë. Nuk duhet ta bënit procesin në mungesë të plotë transparence. Ky nuk është një draft në përputhje me Komisionin e Venecias, dhe nuk u morën aspak parasysh kërkesat e opozitës, kapja politike e sistemi, neni 55. atyre ekspertëve nuk u janë caktuar detyrat nga ne këtu, nga Parlamenti për të bërë punën. Ndaj ne tani duhet t’ua japim detyrën, kohë kanë, e të ulën ta hartojnë bashkë ekspertë të mazhorancës dhe opozitës”, tha Halimi.
 
Më tej deputeti demokrat u ndal konkretisht tek drafti i hartuar nga ekspertët, duke u shprehur lidhur me komponentet kryesorë të tij. Halimi tha se opozita nuk ka shprehur kundërshti lidhur me hartimin e mekanizmave që luftojnë korrupsionin tek zyrtarët e lart dhe gjyqtarët. Sipas tij, pika kryesore ku nuk ka dakordësi mes opozitës dhe mazhorancës, është mënyra e votimit me 3/5 apo 2/3.
 
“Qeveria është në konflikt interesi, ndaj dhe kjo është kërkesa jonë e parë që duhet të shkojë sipas rekomandimeve të Venecias. Duam që këto rekomandime të plotësohen një për një. Të mos fshihemi pas ekspertëve, nëse nuk e bëjnë dot ata, ta bëjmë ne. 
Drafti i hartuar nga ju ka komponentin e hartimit të mekanizmave për të luftuar korrupsionin në nivel të lartë. Por a kemi pasur ne ndonjë ditë të vetme kundërshti ndaj këtyre mekanizmave që luftonin korrupsionin ndaj zyrtarëve në nivel të lartë. 
 
Komponenti i dytë ka të bëjë me luftimin e korrupsionit në radhët e gjyqtarëve. A kemi patur ne ndonjë kundërshti për këtë. Zero. Kemi pasur vetëm një, bazuar në rekomandimin e Venecias, për rrezikun e kapjes politike të sistemit.
 
Komponenti i tretë ka qenë skema se si do të bëhet organizimi i sistemit, kush duhet t’i emërojë dhe kush t’i kontrollojë. Për këtë kemi pasur kundërshtime. Ju kërkuat 3/5 dhe ne 2/5. kjo ishte pika e vetme ku ne nuk ramë dakord. Ky është shqetësimi ynë i vetëm, jo mekanizmat e tjerë. Duhet një konsensus bazuar tek Venecia, tha Halimi. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:37

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Grupit Ndërinstitucional të Punës ka njoftuar se qeveria po bën përgatitjet për hapjen e Kapitullit 24, nëse hapen negociatat me BE-në.

Postuar: 20/07/2019 - 16:17

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar sa i takon dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pos

Postuar: 20/07/2019 - 15:35

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë krimin elektoral të 30 qershorit.Opozita ka kal

Postuar: 20/07/2019 - 14:55

Kreu i LDE-së Arian Galdini ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryem

Postuar: 20/07/2019 - 14:51

Pas aktit të dorëheqjes së parevokueshme të Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës, ka ardhur

Postuar: 20/07/2019 - 14:50

Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta duket se nuk do të jetë një proces aspak i lehtë për mazhorancë