Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

"Drejtësia do të bëhet!", Lulzim Basha paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri: Ky gjak nuk do të shkojë dëm

"Drejtësia do të bëhet!", Lulzim Basha

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka kujtuar katër efektivët e policisë të rënë në krye të detyrës 11 vite më parë.

Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari u vranë nga Dritan Dajti në Durrës, gjatë operacionit për të arrestuar këtë të fundit.

Basha shkruan se Dëshmorët e Atdheut po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar dhe nga drejtësia e kapur.

“Nderim për dëshmorët e luftës kundër krimit, oficerët e antimafias Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari. 11 vjet më parë, ata u vranë në krye të detyrës, por drejtësia akoma nuk është bërë.

Dëshmorët e Atdheut po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar dhe nga drejtësia e kapur. Gjatë këtyre 7 viteve në koordinim me narkoqeverinë janë kryer të gjitha makinacionet dhe skemat për të blerë lirimin e Dritan Dajtit, vrasësit të 4 policëve.

Një shoqëri ku krimi dhe qeveria bashkëjetojnë e ndajnë favore nuk mund të ketë kurrë paqe dhe zhillim. Ndarja e politikës nga krimi, dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet! Gjaku dhe sakrifica sublime e dëshmorëve në luftën kundër krimit nuk do të shkojë dëm!”, shkruan Basha.

Më të lexuarat