BREAKING NEWS

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, zbardhet shifra: Ja sa të infektuar me koronavirus u shënuan ditën e sotme

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së
x

Politike

Dritë jeshile për Kosovën? Vuçiç bën deklaratën shumë të rëndësishme

Dritë jeshile për Kosovën? Vuçiç bën

Dritë jeshile duket se po vjen nga Serbia pasi presidenti Aleksandër Vuçiç, deklaroi sot se do të shkojë në Bruksel dy herë dhe se ai pret bisedime të mira dhe konstruktive, si dhe vazhdimin e dialogut me Prishtinën në maj ose qershor.

Vuçiç ka theksuar se gjatë vizitës së tij në Bruksel do të bisedojë me përfaqësuesit evropianë – Borell, Von der Layen, Varei dhe Lajçak. Ndër të tjera ai për mediat ka folur edhe rreth dokumentit jo zyrtar të publikuar në disa mediume sllovene, ku bëhet fjale për ri-definim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

“Unë jam i zhgënjyer me çmobilizimin e plotë intelektual të publikut tonë, elitës dhe pseudo-elitës, ku ata ofrojnë vlerësime për diçka që askush nuk e ka parë në asnjë mënyrë dhe janë apriori pro ose kundër diçkaje. Unë iu përkas atyre që do t’i hidhen mbi kokë dikujt, pa parë diçka ”, tha Vuçiç.