BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Dudushi zbulon të pathënat nga emisioni: Ja çfarë bënte Rama jashtë transmetimit

Dudushi zbulon të pathënat nga emisioni: Ja çfarë

Alban Dudushi ka qenë në një lidhje direkte ditën e sotme në emisionin radiofonik ‘You and Me’. Teksa udhëtonte me makinë, ai nuk ju shmang pyetjeve për emisionin që u diskutua shumë ku i ftuar ishte kryeministri Edi Rama përballë studentëve protestues. Gjatë bisedës me moderatorët, Julka dhe Ardit, Albani rrëfeu prapaskenat e puntatës në fjalë, por jo vetëm. “Në hapësirën publicitare, Rama zihej me mua për karrige. Në ramë dakort që të mos rrinte i zhytur në kolltuk, por në një karrige më të lartë për një atmosferë më sportive. Nuk e di nëse kishte shtuar në peshë apo diçka e ngjashme, pasi ajo karrige nuk i rrinte mirë. Edhe tjetra që i vumë më pas nuk i rrinte mirë dhe filloi të bëhet paranojak dhe thoshte po ma bëni kastile”,-rrëfeu Dudushi. Më tej moderatorët e njohur e pyetën lidhur me komentin që ka për gjithë zhurmën mediatike që krijoji ajo puntatë televizive e ‘Top Show’.

 
“Mendoj se askush nuk u mor me atë që u fol, por vetëm me faktin që 10 apo 12 veta nga ata 90 studentë që ishin në emision ishin të ‘FRESH-it’. Ata ishin të gjithë studentë dhe mbrojtën studentët siç duhej”,-u shpreh moderatori. Duke marrë parasysh sa shumë komente negative ka patur gjatë dhe pas programit, Albani vendosi të flasë edhe për ndjesitë që provoi. “Ne që merremi me këtë punë jemi si futbollistët që kur bëjnë gol i lavdërojnë dhe kur nuk bëjnë i shajnë. Nuk më bëjnë përshtypje fjalët e këqija. Ka xhelozira kolegësh dhe axhendë politike nga mbrapa. Por unë dua të sqaroj studentët, ata më interesojnë. Unë i kam ndjekur dhe kanë simpatinë time. Dua që ta ruajnë energjinë e bukur që kanë duke bërë protesta për gjëra të vërteta”,-tregoi Albani. Një pjesë pikante e bisedës në ‘You and Me’ ishte pyetja që i drejtoi një dëgjues i programit, ku e pyeste për faktin që nuk reagoi ndaj sjelljes së ashpër të kryeministrit, i cili shpesh i bërtiste ose i thoshte të mos fliste.
 
“Ramën e kam intervistuar më shumë se 30 herë dhe me thënë të drejtën nuk u tregua arrogant me mua. Unë i thosha plotësoji pikat dhe ai më thoshte nuk dua. Unë e kuptoj kontekstin e batutës në atë moment dhe dua të them që sinqerisht nuk kam dal i fyer ndonjëherë prej Ramës dhe nuk e kam ndjerë që ka dalë nga kufiri i politikës dhe i sjelljes së mirë”,-e mbylli fjalën Dudushi. Besojmë se tani çdo gjë është e qartë dhe pyetjet e shumë personave kanë marrë përgjigje.

Më të lexuarat