Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

A duhet të mbajë përgjegjësi KLD për gjyqtarët e shkarkuar nga vetingu? Ja si inspektorët amnistuan të korruptuarit e drejtësisë

Postuar: 16/08/2018 - 08:14

Vetingu në sistemin e drejtësisë po fakton nga dita në ditë se sa i korruptuar është gjyqësori shqiptar. Deri më tani janë 21 emra të shkarkuar, ndërsa në ditë në vijim pritet që kjo listë të shtohet. Por a duhet të mbajë dikush përgjegjësi për situatën e krijuar? Kush duhet të japë llogari për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar? Prokurorët i emëroi Adriatik Llalla me Bujar Nishanin dhe dihet që ish-kryeprokurori refuzoi dhe kërkesat të Ministrisë së Drejtësisë për të marrë masa disiplinore. Por sa i takon situatës në gjyqësor, ajo është më komplekse. Shumica e të shkarkuarve janë emëruar nga Këshilli Lartë i Drejtësisë dhe ky institucion duhej të bënte kontrollin e tyre. Në KLD ka një Inspektorat që merrte me inspektimin e gjyqtarëve dhe më pas ai kërkon procedim disiplinor për ta, duke ja rekomanduar Ministrisë së Drejtësisë. Pyetja që shtrohet është se sa ka funksionuar ky inspektorat? Nëse ai do kishte qenë funksional vetingu nuk do kishte sjellë shkarkime në këtë masë. Në bazë të raporteve të publikuara në faqen e KLD për inspektimet në vitet 2014 dhe 2015, pasi prej vitit 2016 ky inspektorat nuk kryen më inspektim, rezulton se të gjithë inspektorat kanë dështuar. Për të gjithë gjyqtarët në vend, përfshirë dhe për gjyqtarët e shkarkuar ka pasur ankesa të vazhdueshme nga qytetarët, por shumica e tyre janë hedhur në kosh. Sipas raporteve, në një vit ka rreth 850 ankesa nga qytetarët, por vetëm një përqindje e ulët e tyre merren parasysh. Pas shqyrtimit paraprak të 840 ankesave të paraqitura, 212 prej tyre janë verifikuar (25.2 %), ndërsa 628 ankesa janë arkivuar.

Statistikat

Sipas raporteve, në 212 ankesa të verifikuara nga Inspektorati, shkaqet e verifikimit lidhen me: zvarritjen e gjykimit në 75 raste; mosrespektimin formal të ligjit në 102 raste; dhe shkelje etike në 43 raste. Në 18 raste shkeljet e pretenduara janë verifikuar në lidhje me një kombinim të shkaqeve të verifikimit. Nga verifikimi i 212 ankesave të paraqitura ka rezultuar se në 44 prej tyre janë konstatuar shkelje në veprimtarinë gjyqësore të gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit. Sa i takon masave, në mbështetje të materialeve të verifikimit të 2 ankesave, materialet i janë përcjellë ministrit të Drejtësisë për të vlerësuar mundësinë e fillimit të procedimit disiplinor. Në mbështetje të materialeve të verifikimit të 14 ankesave, është proceduar me tërheqje vëmendje për gjyqtarin/gjyqtarët e kontrolluar bazuar në nenin 34 pika 2 të Rregullores. Në mbështetje të materialeve të verifikimit të 30 ankesave, janë evidentuar shkelje shumë të lehta, të cilat janë regjistruar për efekte të vlerësimit profesional dhe etik të gjyqtarit të kontrolluar. Në 2 raste, janë lëshuar edhe rekomandime për gjykatat. Një rekomandim i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës në lidhje me diskutimin e vendimit unifikues nr.2, datë 20.06.2013 si dhe zbatimin sa më saktë të këtij vendimi. Një rekomandim i është dërguar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan që kryetari i gjykatës shortin për kërkesë padinë ta zhvillojë ditën e depozitimit të padisë në gjykatë. Pra nëse shihet, nga rreth 800 ankesa brenda një viti, inspektorati ka kërkuar procedim vetëm për 2 raste. Po ashtu në raport tregohet se janë refuzuar dhe kërkesat e institucioneve shtetërore, që kanë kërkuar të merren masa. Nëse Inspektorati do funksiononte si duhet, atëherë korrupsioni në gjyqësor do ishte më i ulët./Kliti TOPALLI

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/09/2018 - 11:12

Deputetja e Partisë Demokratike Elisa Spiropali ka folur nga Kuvendi për mungesën e opozitës. Ajo tha se opozita mblidhet nëpër hotele dhe nuk vjen të përballet në Kuvend.

Postuar: 24/09/2018 - 10:53

Ish-ministri i LSI-së Ylli Manjani nëpërmjet një statusi në Facebook ka kritikuar hapur opozitën

Postuar: 24/09/2018 - 10:12

Ka nisur seanca plenare. Opozita e bashkuar mungon sërish.

Postuar: 24/09/2018 - 08:50

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka nisur ditën e sotme me një videoinformacion nga qarku i Elbas

Postuar: 24/09/2018 - 08:38

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme në seancë plenare, për të diskutuar mbi ligjin

Postuar: 24/09/2018 - 08:18

Kuvendi mblidhet sot në orën 10:00.

Postuar: 23/09/2018 - 22:09

Partia Demokratike ka hedhur përsëri akuza për kryebashkiakun Veliaj