BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Politike

“Duhet të mësohemi me këto”, Gjiknuri rikthen ‘çunat problematikë’: Nuk më bëjnë përshtypje fare!

“Duhet të mësohemi me këto”, Gjiknuri rikthen

Socialisti Damian Gjiknuri është pyetur sërish nëse e bezdis fraza “çunat problematikë”, që doli nga përgjimet e dosjes së Dibrës.

Ai u shpreh se kjo është një shprehje që përdoret nga 90% e shqiptarëve, madje sipas tij edhe prindërit e përdorin për ndonjë fëmijë pak më problematik që kanë.

 “Nuk më bezdis fare, sepse këtë shprehje e përdor 90% e shqiptarëve, për arsye nga më të ndryshme, qoftë edhe prindërit kur një fëmijë mund ta kenë pak më problematik se tjetrin. Politikanët maten nga veprat, jo nga akuzat që iu bëhen. Sa më shumë je i besuar politik apo në qendër të vendimmarrjes, aq më shumë akuza do të kesh. Politikani duhet të mësohet me këto. Kështu që nuk më bëjnë përshtypje fare. Për gabimet e mia flasin vetëm organet e drejtësisë,”– tha Gjiknuri.