BREAKING NEWS

“Nuk ka arsye që ta mbajmë pagën minimale aty, por...”, Rama jep lajmin fantastik për shqiptarët

“Nuk ka arsye që ta mbajmë pagën minimale aty,
x

Politike

Duka flet për negociatat me PD: Kemi lëshuar të dyja palët, PAA pretendonte më tepër, në Durrës do jem në listë fituese

Duka flet për negociatat me PD: Kemi lëshuar të dyja palët,

Kreu i PAA Agron Duka, ishte i pari që firmosi paktin me Partinë Demokratike për të hyrë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Duka do të kandidojë në qytetin e Durrësit në vend të tretë në renditjen e listës së kandidatëve. Duka u shpreh se nuk i ka marrë asgjë Partisë Demokratike, pasi meriton që të jetë në listën e sigurt në Durrës. Ai tha se të dyja palët kanë lëshuar në paktin që u arrit. “Ne kemi negociuar, kemi lëshuar dy palët, pretendonim më shumë nëse do të ishin sistemet klasike, aleanca të përbëra dhe do të dilnim me siglat tona. Kemi një mandat të sigurt, pasi lista të tilla janë në Durrës dhe përfaqësim në të gjithë Shqipërinë. U detyruam dhe pranuam këtë negociate, por nuk morëm gjë, besoj se edhe ne do i japim. Nëse ne nuk jemi në gjendje të japim në të gjithë Shqipërinë, jo sa një mandat deputeti, por dy apo trefish. Unë kam filluar fushatën. Nuk e kam për natyrë të bëj po sikur asnjëherë. E mbaj fjalën me partnerin, aleatin, ortakun”, tha Duka. Ai u shpreh se PAA ka disa vota në disa qarqe, por jo të mjaftueshme që të kenë mundësi për të nxjerrë deputet vetëm. Duka tha se për të mos rrezikuar si për PAA apo si për opozitën, mendoi të pranonte koalicionin. “Në Durrës do të jem brenda treshes së parë. PAA ka vota në disa qarqe, jo aq sa të mjaftueshme sa për të nxjerrë deputetë vetëm, me sistemin e vjetër po, por të riun, jo rrezikonim për vete, por edhe për opozitën, që mund të shkonin në favor të shumicës. Këtë menduam dhe pranuam”, tha kreu i PAA. Kujtojmë se Duka që pa u firmosur pakti, ka kërkuar të paktën 2 vende të sigurta e megjithatë ka rënë dakord sepse sipas tij kështu duhet për të qenë korrekt. Kreu i PAA ka rënë dakord me PD-në për 1 vend, duke bërë kështu një sakrificë sipas tij për hir të 7 viteve në koalicion me PD-në. Duka është shprehur se edhe pse s’ka qenë dakord për djegien e mandateve përsëri e ka bërë, e sipas tij kjo ka rezultuar në mënyrë pozitive në të gjitha marrëdhëniet e së djathtës me të. Teksa është pyetur nëse marrëveshja e tij me PD do të sillte pakënaqësi te përfaqësuesit e tjerë të partisë së tij apo dhe te aleatët e tjerë, ai e ka mohuar një gjë të tillë. Duka u ka bërë thirrje partive të djathta të bashkohen, ai shtoi se nëse nga PD ndonjë parti tjetër opozitare do t’i jepen më shumë vende, për të theksoi se s’do të kishte asnjë problem.