Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Duka, Mediu, Ndoka, Shehi dhe Dule: Jo zgjedhje farsë më 30 qershor, Ramën do ta largojmë me protesta

Postuar: 23/05/2019 - 07:48

Aleatët e Partisë Demokratike zhvilluan ditën e djeshme një takim me simpatizantët e partive që drejtojnë në qytetin e Lezhës, duke i sqaruar arsyet, pse sipas tyre, më 30 qershor nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Krerët e grupimit të qendrës së djathtë, njëherësh drejtuesit e “Forumit për zgjedhje të lira” akuzuan dje Ramën se po vret demokracinë, ndërsa paralajmëruan qëndresë për votën e lirë. Kështu, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi se zgjedhjet pa opozitën janë shkatërrim i demokracisë. “Po shkatërron pluralizmin politik, liritë tona politike”, deklaroi Mediu. Ndërsa kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka theksoi se Rama po i cakton dhe regjistron kundërshtarët në shkelje të ligjit. “Po i regjistron vetë jashtë çdo rregulli, po i voton dhe thotë kështu bëhet se kështu duan unë”, deklaroi Mediu. Ndërsa Dashamir Shehi, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule thanë se vendimet e opozitës kanë qenë të detyruara nga situata specifike, ndaj dhe bën thirrje për qëndresë. Madje, Ndoka theksoi se Ramën do të largojmë me protesta. “Ramën do të largojmë me protesta, jemi në fazën përfundimtare të aksionit politik”, deklaroi kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Ndërsa kreu i LZHK, Dashamir Shehi i bërë apel të gjithë elementëve të përgjegjshëm të shoqërisë dhe politikës shqiptare, për të shmangur përplasjen dhe konfliktin. “Është e domosdoshme krijimi i kushteve politike për ngritjen e një qeverie tranzitore; e cila do të çlirojë zgjedhjet, ekonominë dhe rrugën europiane të Shqipërisë, si dhe, pas tri dekadash, t’i japë fund tranzicionit të tejzgjatur”, deklaroi Shehi. Në përfundim, aleatët e Bashës njëzëri iu bënë thirrje qytetarëve të angazhohen jo vetëm në moslejimin e zgjedhjeve farsë, por edhe në pjesëmarrjen sa më të gjerë në protestën e thirrur nga opozita e bashkuar në datën 25 maj. I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku demokrat i Lezhës, Fran Frrokaj i cili garantoi mbështetjen për aksionin opozitar.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/09/2019 - 14:03

Nisin punimet në Mësonjëtoren e parë shqipe, e cila ndodhet në Korçë.

Postuar: 16/09/2019 - 13:51

Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme një dokument që sipas saj provon përfshirjen e krye

Postuar: 16/09/2019 - 13:48

Në kuadër të ditës së parë të shkollës, për vitin e ri mësimor, ministrja e Arsimit ka vizituar s

Postuar: 16/09/2019 - 13:21

Senida Mesi, deputetja e PS është nënë e tre fëmijëve dhe sot në nisje të vitit të ri shkollor ka

Postuar: 16/09/2019 - 12:57

Në ceremoninë e 77 vjetorit të Konferencës së Pezës, kryebashkiaku Veliaj thumboi presidentin Ili

Postuar: 16/09/2019 - 12:45

Të bësh ëndrrën realitet, kjo është një gëzim i madh i shprehur në sytë e personit që e realizon.

Postuar: 16/09/2019 - 12:40

Sekretari Parlamentar i Gjermanisë Christian Lange konfirmoi mbështetjen për Shqipërinë në rrugë