Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Duke e mbajtur me barelë”/ ‘Trondit’ Astrit Patozi, i jep ‘shuplakën’e fortë Metës: Kërkuam qeveri teknike, na dhanë president teknik

Postuar: 12/06/2019 - 11:18

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka rikujtuar një postimi të tijin të shkruar në 29 prill 2017, me rastin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, Ilir Metaj.

Sipas tij kjo është një ndihmesë modeste për të shpjeguar krizën dhe për të njohur më mirë shkaktarët.

'Kërkuam qeveri teknike...na dhanë president teknik

Kisha dy arsye pse nuk u nxitova dje të "uroj" Presidentin e sapozgjedhur, Ilir Metaj. E para, se prita radhën...Dhe më e rëndësishmja, se nuk doja ta prishja solemnitetin e gëzimit të atyre që e çuan, si duke e mbajtur në barrelë drejt majës së shtetit, por edhe merzinë e atyre që u zhgënjyen nga zgjedhja e tij, pasi kishin pritur diçka tjetër.

I vetmi që kishte një arsye për ta mbështetur dje në parlament ishte Ben Blushi, por pikërisht ai votoi kundër. Dhe arsyeja e vetme ishte se ata të dy kanë qenë shokë gjimnazi.

Të gjithë të tjerët, bënë të kundërtën e asaj që donin. LSI votoi me shpirt ndër dhëmbë, se ua kishte futur Edi Rama. Ndërsa Partia Socialiste votoi me inat sikur po firmoste, jo për zgjedhjen, por për internimin e Ilir Metës.

Ky është presidenti që duam, në Shqipërinë që duam, me policinë që duam, me drejtësinë që shumë shpejt do ta duam...prej "Rilindjes" që aq shumë e deshëm dhe e duam...

Mbetet për t'u konsumuar vetëm akti i fundit, nëse do të kemi apo jo edhe opozitën që duam', shkruante para dy vitesh Patozi.

Sipas tij kjo është një ndihmë për t'i shpjeguar krizën atyre që sot po çuditen shumë me përshkallëzimin e pashembullt të konfliktit të Presidentit të Republikës me shumicën qeverisëse, në pozitat e popullit të lënduar nga papërgjegjësia e kreut të shtetit.

Postimi i Patozit:

Një ndihmesë modeste për të shpjeguar krizën

Për ata, që sot po çuditen shumë me përshkallëzimin e pashembullt të konfliktit të Presidentit të Republikës me shumicën qeverisëse, në pozitat e popullit të lënduar nga papërgjegjësia e kreut të shtetit.

Apo dhe për të tjerë që kanë ndërruar pozicionin, koalicionin apo qoftë edhe vetëm interesin, për shkak të hallit të ri, në krahasim me atë të dy vjetëve të shkuara.

Natyrisht, edhe për ata, që janë gati ta pranojnë si Mesian e tyre, të njëjtin person, të cilin para pak kohësh e konsideronin si shefin e një organizate të rrezikshme kriminale.

Nuk keni pse çirrni faqet dhe mos bëni sikur po përjetoni fundin e botës, se ai nuk ka mbërritur ende dhe nuk ka për të ardhur ndonjëherë në Shqipëri.

Thjesht për t'ju freskuar kujtesën, po ju ftoj që të lexoni diçka të shkurtër, që kam shkruar më 29 prill 2017, me rastin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, Ilir Metaj.

Konsiderojeni këtë si një ndihmesë modeste për të shpjeguar krizën dhe për të njohur më mirë shkaktarët.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/06/2019 - 18:21

Kandidati për Bashkinë e Këlcyrës Hazbi Kasaj, ka komentuar vendimin e presidentit Ilir Meta, i cili ka dekretuar anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Postuar: 16/06/2019 - 18:12

Ish-deputeti i PD-së, Xhemal Gjunkshi denoncoi ngjarjen e ndodhur sot në mesditë në Bulqizë, ku u

Postuar: 16/06/2019 - 17:59

Prej më shumë se dy vitesh Shqipëria po reformon tërësisht sistemin e drejtësisë me asistencën e

Postuar: 16/06/2019 - 17:41

Militantët e PD-së dhe LSI janë mbledhur për t'i bllokuar rrugën kryeministrit Rama që po kth

Postuar: 16/06/2019 - 17:22

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur nga Pusteci, ish-ministrit të Jashtëm, Neritan Cekës.

Postuar: 16/06/2019 - 17:00

Voltana Ademi ka reaguar për situatën e krijuar me kontratat, ku tha se ka ndikuar politika në ve

Postuar: 16/06/2019 - 16:50

Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralelizëm mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen