BREAKING NEWS

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me motin me 10 gusht

Rrebeshe, breshër dhe rrufe/ Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe gruas së tij/ Autoritetet amerikane po hetojnë nëse kishte konflikt mes çiftit! Në apartament u gjetën shenja…

Çfarë po fshihet? Detaje tragjike nga vdekja e aktorit shqiptar dhe
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e qëlloi me armë zjarri 12-vjeçarin

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja, ja kush e
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në Shkodër, dyshimet e para

E rëndë/ Vritet me çifte 12-vjeçari në
x
BREAKING NEWS

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në New-York/ Zbardhen detaje të reja, hetimet: Në apartament gjenden disa shenja

Aktori dhe bashkëshortja ranë nga kati i 6-të i pallatit në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë
x
BREAKING NEWS

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”,
x
BREAKING NEWS

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e
x

Politike

Duma del hapur në mbështetje të Berishës: Të gjithë më 7 korrik në shesh kundër qeverisë, është detyrim të jesh në protestat e PD

Duma del hapur në mbështetje të Berishës: Të

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma fillimisht ishte kundër foltores, por kohët e fundit duket se ka dal në mbështete të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një intervistë televizive, Duma u shpreh se pavarësisht problemeve të brendshme që ka PD-ja kauzat duhet të jenë të njëjta. Duke hedhur idenë e një partie të bashkuar në të ardhmen, ajo bëri thirrje që e gjithë hierarkia e PD-së, duhet të jetë pjesë e protestës së 7 korrikut.“Padiskutim! Hierarkia e PD, minimalja që duhet të bëjë dhe duhet të bëjë sipas meje, e them dhe me një ton më pak këshillues, pasi kuptoj gjendjen e partisë dhe sfidave që ka, minimalja është që në këtë çast të rëndësishëm të forcimit të PD, se ka një parti, duhet të bëjnë detyrën e vetë që në kauza të jenë bashkë. Në reformën zgjedhore dhe territoriale të jenë bashkë. Nëse nuk janë bashkë, do jenë duke menduar për atë që nuk është e ardhmja. Duhet të mendojmë për një PD që është bashkë. Këtë çështjes s’duhet të na përcjellë më poshtë, por kjo çështje do të na mbajë lart”, tha Duma. E pyetur nëse do i bashkohej Berishës, apo ishte pro çdo proteste, Duma u shpreh se nuk mund të thotë që është pro çdo proteste, por sipas sajë një e tillë e organizuar nga demokratët për të është detyrim pjesëmarrja.“S’do ju them këtu që jam pro çdo proteste. Patjetër po! Kur kam mundur kam shkuar. Por një protestë që organizohet nga demokratët, është detyrim që të jem”, tha ajo. Ndërkohë, kujtojmë se pak kohë më parë deputetja demokrate, Grida Duma komentoi rizgjedhjen e Sali Berishës në krye të PD-së. Duma u shpreh jashtë ambienteve të Kuvendit se ajo e njeh Berishën si liderin që krijoi PD-në dhe do të respektojë personalitetin e tij.“Kanë vendosur demokratët, nuk kam ndonjë koment për këtë. Unë e njoh Sali Berishën si lideri që krijoi PD-në. Do respektoj personalitetin e tij. Unë kam një mesazh urimi për të”, tha ajo.

Më të lexuarat