Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dy gjykatëse për një karrige! Nis Kuvendi me seancën e jashtëzakonshme për dekretin e Presidentit, Balla tregon tentativën e rrezikshme të Metës: Kundërshtar i madh i Gjykatës Kushtetuese

Postuar: 15/11/2019 - 10:24

Kuvendi i Shqipërisë ka përgatitur një projekt-rezolutë që ka nisur të diskutojë dhe pritet që të miratohet këtë të premte në seancën e jashtëzakonshme që ka nisur lidhur për të zgjidhur ngërçin në Gjykatën Kushtetuese.

Në projekt-rezolutën që është miratuar pas mbledhjes së konferencës së Kryetarëve, Kuvendi akuzon Presidentin Ilir Meta se ka tejkaluar kompetencat me vendimin për emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare në Gjykatën Kushtetuese, pasi në vendin e saj ishte emëruar automatikisht Arta Vorpsi, pasi kreu i shtetit nuk e ushtroi të drejtën për të zgjedhur nga lista e KED-së. Kuvendi i Shqipërisë u drejtohet të gjitha institucioneve që të mos e zbatojnë dekretin e Presidentit për dekretimin e Xhaferllarit.

Balla: Shqipëria ndodhet në mënyrë të padrejtë për shkak të një akti antikushtetues të presidentit përballë një krize që synon të deligjitimojë Gjykatën Kushtetuese.

Ne kemi detyrimin për të gjetur zgjidhjen.

Ajo që nuk mund të parashikonin ishte se edhe pse me kompetenca të tilla dhe me pushtet honorifik, ka tentativa për të bllokuar dhe nxitur një krizë kushtetuese.

Ky president do të mbahet mend gjatë për shkak se doli dhe u vetë tregua si kundërshtari më i madh i gjykatës kushtetuese. Në thelb duke simuluar një krizë kushtetuese po pengon vakancat në Gjykatën Kushtetuese.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2019 - 14:41

Pas dëshmisë së kreut të KEd, Ardian Dovrani në prokurori dhe deklaratës që dha më pas për mediat, ka ardhur reagimi i menjëhershëm nga Presidenca.

Postuar: 11/12/2019 - 14:16

Prokurori i ri i Përgjithshëm, Olsian Çela ka pasur një vizitë të veçantë sot në zyrën e tij të r

Postuar: 11/12/2019 - 14:16

Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kujtuar sot 29-vjetorin e themelimit të kës

Postuar: 11/12/2019 - 14:10

Ish-deputeti i PD-së Genc Pollo shprehet se sot demokratët kanë rolin kyç në një tjetër kthesë hi

Postuar: 11/12/2019 - 14:01

Në përfundim të marrjes në pyetje në Prokurori, pas kallëzimit që i ka bërë Presidenti Meta, kreu

Postuar: 11/12/2019 - 13:36

Pas 3 orësh në Prokurori ku dha deklarimet e tij, kreu i KED, Ardian Dvorani i paditur nga Presid