Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Dy klane në PS luftojnë për Prokurorin e ri", Sekretari për Çështjet Ligjore akuza të forta qeverisë

Postuar: 19/03/2019 - 20:09

Këshilli i Lartë i Prokurorisë çeli këtë të martë garën për Prokurorin e Përgjithshëm. Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, ishte i ftuar në emisionin “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori, tha se KLP ndodhet në një gjendje paligjshmërie për momentin.

“KLP ndodhet në një gjendje paligjshmërie. Aty janë zgjedhur anëtarë të paligjshëm të kundërshtruar nga ONM. Janë zgjedhur anëtarë që nuk kanë marrë nga dokumenti Autoritetit i Pastërtisë së Figurës ku prokuroria e kishte pranuar anëtar pa marrë një dokument. Një anëtare është shkarkuar nga KPA. Të tjerë janë në KPA mund të pësojnë të njëjtën fat. Sikur ti lemë këto kemi një situatë të zgjedhur 5 nga parlamenti dhe 4 nga konferenca e prokurorëve që vjen në kundërshtim me Kushtetutën se kur u bë u tha që këto organe do të vetëqeverisen, prandaj ka shumicën e prokurorëve në KLP. Të ka rënë kolona bazë e këtij institucioni nuk mund të vazhdojë pa u plotësuar”, tha Gjata.

Sipas Gjatës, brenda Partisë Socialiste po bëhet luftë e brendshme pasi ka dy klane, njëri që mbështet kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku dhe njëri që mbështet persona të tjerë.

“Po nguten të zgjedhin Prokurorin e Përgjithshëm përpara se të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Ka një luftë të brendshme se kush do jetë kryeprokuror, dhe ka një klan që mbështet Arta Markun. Ai që fitoi me zotin Rama dhe e vendosi në mënyrë të kundraligjshme. Ka një klan tjetër që do persona të tjerë dhe po bëhet luftë e tmerrshme por që ne e shohim si gati me përbuzje që tregon pikën e fundit ku ka shkuar mazhoranca”, u shpreh ai./abcnews.al

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/04/2019 - 09:10

Tërheqja e opozitës nga protestat dhe skenarët destabilizues duke se ka vënë në alarm Moskën.

Postuar: 20/04/2019 - 09:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar një mesazh shumë të qartë dje presidentit Ilir Met

Postuar: 20/04/2019 - 08:34

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka po zhvillon një vizitë mjaft të rëndësishme në SHBA, në fokus

Postuar: 20/04/2019 - 08:26

Ndikimi i Rusisë për të destabilizuar vendet e Ballkanit ka qenë në vëmendjen e Shteteve të Bashk

Postuar: 19/04/2019 - 23:31

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur në lidhje për votimin e parlamentit holandez 

Postuar: 19/04/2019 - 23:30

Besnik Mustafaj foli për zhvillimet në vend, ndërsa e quajti harxhim energjish e spekulim nëse do

Postuar: 19/04/2019 - 22:53

Zgjedhjet nuk do të mund t'i pengojë asnjë parti që dëshiron që të kthehet në bandë.